Gjykata Speciale i ka vazhduar masën e paraburgimit, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin për media nga Specialja.

“Më 6 nëntor 2023, Gjykatësi i DHSK-së, Nikola Giju, urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të Isni Kilajt. Vendimi, mes të tjerash, thekson se gjykatësi Giju, pas shqyrtimit të parashtrimeve të palëve, ka vendosur se ka dyshime të bazuara se Kilaj ka kryer vepra penale kundër administrimit të drejtësisë të përfshira në juridiksionin e DHSK-së, dhe se, për arsye të ikjes dhe rreziqeve tjera, mbajtja e mëtejshme e të dyshuarit është e përshtatshme”, thuhet në njoftim.

Kilaj është arrestuar më 3 nëntor të këtij viti.

Në arsyetimin e Speciales për arrestimin e tij, thuhet se Kilaj dyshohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, “përfshirë pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare brenda kuptimit të nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës (KPK) të vitit 2019, Kodi nr. 06/L-074, dhe shkeljen e sekretit të procedurave sipas nenit 392 të KPK-së, dhe nenet 15(2) e 16(3) të Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kurti: BE t’ia mbledhë betë Serbisë e Vuçiqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të martën se ujdia e arritur…

Në rritje numri i punëtorëve emigrantë në Gjermani

Gjermania vazhdon të jetë atraktive për qytetarët e vendeve që nuk janë…

Si krijohet një vaksinë, hap pas hapi

Zhvillimi një vaksinë në mes të një pandemie është një garë me…

Strukturat paralele serbe rrethojnë objektin e Komunës së Zubin Potokut

Strukturat paralele-ilegale serbe kanë filluar përgatitjen për të penguar qasjen në objektin…

Alexei Navalny, Greta Thunberg dhe OBSH nominohen për Çmimin Nobel për Paqe

Disidenti rus Alexei Navalny, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe aktivistja suedeze për…