Gjykata Speciale e ka dënuar me 26 vjet burgim Salih Mustafën.

Mustafa është shpallur fajtor për torturim, trajtim mizor dhe vrasje të të ndaluarve në kompleksin e BIA-s, ku ai ishte udhëheqës, njofton Klan Kosova.

Aktgjykimin e ka shpallur kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia.

Mappie Veldt-Foglia – kryetare e trupit gjykues
“Në emër të popullit të Kosovës për arsyet e shtjelluara në aktgjykim, duke marrë parasysh të gjitha provat dhe dëshmitë e palëve, ju shpall fajtor për torturë si krim lufte, ndalim arbitrar si krim lufte, torturë si krim lufte dhe vrasje e paligjshme si krim lufte”.

Momenti kur Salih Mustafës i shqiptohet dënimi
Mustafa është akuzuar dhe shpallur fajtor për ndalimin e gjashtë personave në kompleksin e BIA-s, ku sipas aktakuzës, janë trajtuar mizorisht dhe njëri prej tyre ka përfunduar i vrarë.

Sipas kryetares së trupit gjykues, Mustafa edhe vetë i ka torturuar dy prej tyre.

Kujtojmë se BIA ka qenë një njësit i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Prishtinës, i cili është shpërbërë pas luftës në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Vritet truproja e mbretit të Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud

Televizioni shtetëror në Arabinë Saudite ka lajmëruar se një nga truprojet kryesore…

Zbulohen 157 imigrantë në Bogdanc

Një grup imigrantësh është zbuluar në afërsi të Bogdancit, njoftojnë nga MPB.…

BE-ja u kërkon vendeve anëtare të rimbushin rezervat e municionit

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është ankuar…

Shefi i OKB-së në Bucha: “Nevojitet hetim i plotë”

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres gjatë vizitës në Bucha, tha:…

Zaev: Libri i Gjeografisë do të ndërrohet deri vitin e ardhshëm

Libri i Gjeografisë do të ndërrohet me ndryshimet që do të bëhen…