Kryeministri i vendit, Oliver Spasovski në një konferencë për shtyp nga Qeveria tha se kthimin në normalitet do të bëhet gradualisht dhe duke analizuar kohë pas kohe kontrollin e pandemisë dhe nëse sistemi i shëndetësisë është në gjendje të përballoje situatën. Plani i masave do të bëhet në tre faza.

Faza e parë është funksionimi momental i veprimtarive në gjendje të jashtëzakonshme dhe lëvizja e kufizuar e popullatës.

Faza e dytë, si fazë tranzitore është fillimi i funksionimit të veprimtarive duke respektuar protokole strikte për punë.

Faza e tretë parasheh kthim të procesit të rregullt të punës me respektim të masave bazike preventive, me ruajtje të higjenës personale dhe distancës sociale.

Në bazë të kriteriumit epidemiologjik, komisioni për sëmundje ngjitëse në baza javore do të realizojë analiza dhe vlerësime të rrezikut, në bazë të së cilave do të sillen vendime për dinamikën e lehtësimeve të masave, të cilat do të zhvillohen sipas fazave dhe radhitjes në vazhdim:
Instituti për rehabilitim e të folurit, dëgjimit dhe zërit- Shkup
Transporti publik
Qendra për trajnim, edukim dhe seminare, organizim i seancave të organeve udhëheqëse dhe konferenca.
Auto Shkollat
Trajnime sportive në hapsira të hapura
Qendrat tregtare të mbyllura (pa hotelierinë)
Trajnime në salla sportive dhe pishina
Objektet hotelierike me shërbime
Transporti ndërkombëtar varësisht prej hapjes së kufive
Hotelet

Java e parë
Lehtësimi gradual do të zhvillohet në pajtueshmëri me indikatorët dhe kriteriumet epidemiologjik që ndiqen, komisioni vlerëson se me lehtësimin dhe aplikimin e fazës së dytë do të fillohet nga java e dytë e muajit Maj, gradualisht me ato veprimtari që kanë rrezik më të vogël:
Instituti për rehabilitim të të folurit, dëgjimit dhe zërit- Shkup
Transporti publik
Qendra për trajnim, edukim dhe seminare, organizim i seancave të organeve udhëheqëse dhe konferenca.
Auto Shkollat
Trajnime sportive në hapsira të hapura
Qendrat tregtare të mbyllura (pa hotelierinë)

Java e dytë
Pas një jave nga fillimi i lehtësimeve të masave restriktive dhe analizës epidemiologjike të bërë në bazë të indikatorëve dhe kriteriumeve epidemiologjikë në periudhë 14 ditore do të qaset drejt lehtësimeve shtesë dhe apikimit të fazës së dytë sipas veprimtarive në vazhdim:
Objektet hotelierike me shërbim
Trajnime sportive në hapsira të hapura për sportet kolektive
Transporti publik ndërmjet qyteteve

Java e tretë
Java tjetër sipas analizës epidemiologjike të bërë në bazë të indikatorëve dhe kriteriumeve epidemiologjikë në periudhë 14 ditore do të qaset drejt lehtësimeve shtesë dhe aplikimit të fazës së dytë sipas veprimtarive në vazhdim:
Trajnime në objekte të mbyllura sportive dhe pishina
Qendra fitnesi dhe klube të palestrës
Hotelet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…