Ministri i MPB-së, Oliver Spasovski gjatë vizitës së tij zyrtare në Dibër tha se Maqedonia e Veriut momentalisht ka gjendje të qetë dhe stabile.

Ai theksoi se tani vijon anëtarësimi i plotë i Maqedonisë në NATO, diçka që është historike për realizimin e interesave shtetërore dhe se presim shumë shpejtë të hapim bisedimet me BE-në.

“Standardet evropiane do të jenë pjesë e jetesës tonë ndërsa me përfshirjen e policisë së Maqedonisë në trajnime dhe pajisje presim që me të vërtetë ta forcojë mundësinë për rritjen e sigurisë në shtet dhe me këtë të kontribuojmë edhe për sigurinë e rajonit”, tha Spasovski.

Ai foli për bashkëpunimin e mirë të policëve, përkatësisht ministrive të punëve të brendshme jo vetëm me vendet fqinjësore por edhe nga vendet e Bashkimit Evropian.

“Në vitet e fundit kemi bashkëpunim të përforcuar ndërkombëtare jo vetëm me fqinjët tanë, por me gjithë policët e rajonit, me gjithë ministritë në rajon, megjithatë edhe bashkëpunim me vendet anëtare të BE-së”, tha Spasovski duke shtuar se sfidat e përgjithshme të policisë janë terrorizmi, emigrimi, krim transnacional, krimi i organizuar, korrupsioni dhe e gjithë kjo kërkon qasje të përbashkët./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Lirohen sërish derivatet për të dytën javë rresht

Komisioni Rregullator i Energjisë ka vendosur që çmimet e derivateve të lirohen…

Janë publikuar protokolle për ngjarje sportive, muze, galeri, për ngjarje promovuese dhe për transport ndërurban

Në uebfaqen e Qeverisë (https://vlada.mk/protokoli-koronavirus) janë publikuar Protokolli për punë të rregullt…

VIDEO / 3 mijë euro gjoba pse kërkuan formularë në gjuhën shqipe, flasin personat e gjobitur

Ishin në karantinë shtetërore në Strugë dhe kanë protestuar para dhomës së…

Zaev, Mickoski dhe Ahmeti takohen për Qeverine teknike, ja detajet?

Drejtuesit e LSDM-së dhe të VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, do…

Industria e veturave në Evropë është duke ngecur

Jens Wagner ka punuar në panairin e veturave në Frankfurt të Gjermanisë…