Është zbuluar grupi nga Irani dhe Rusia, të cilët kanë bërë denoncime të rreme për bomba në Maqedoni, janë duke u shqyrtuar materialet që do të pasojë me ngritjen e kallëzimit penal, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Spasovski theksoi se më shumë detaje rreth grupit, se si është lokalizuar dhe kujt i ka dërguar kërcënime me bombë, do të japin pas përfundimit të hetimeve.

“Ne kemi zbuluar një grup. Për momentin po punohet për ekspertizën e materialeve dhe vërtetimin e provave në mënyrë që të bëhet kallëzim penal. Në këtë mënyrë një pjesë e atij aktiviteti kriminal të kërcënimit me bombë do të pastrohet dhe mbyllet plotësisht. Ato gjenden në bazë të aktiviteteve kriminale të ndërmarra nga Departamenti i Luftimit të Terrorizmit, Departamenti kundër krimit kompjuterik dhe Departamenti i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor.

Që në fillim, kur filluan sulmet e tilla, deklaruam se punojmë së bashku me të gjithë faktorët relevant ndërkombëtarë në baza ditore. Detajet e plota do të mund t’i publikojmë kur të përfundojë sigurimi i provave dhe ngritja e kallëzimit penal”, tha ministri Spasovski.

Ai tha se ekspertiza do të tregojë saktësisht se në cilën periudhë janë bërë denoncimet e rreme dhe në cilat institucione, ndonëse është e sigurt se ky hetim mbulon raportet e janarit të këtij viti, kur edhe u intensifikuan sulmet.

“Për momentin nuk mund të them se sa do të jetë numri, sepse ekspertizat nuk janë kompletuar plotësisht dhe nga ato ekspertizë do të dihet saktësisht se cilat sulme, në cilën periudhë kohore dhe në cilat institucione është drejtuar”, shtoi Spasovski./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Trajkoviq: Lista Serbe pengoi hyrjen time dhe të përfaqësuesve të vërtetë serbë në kuvend

Trajkoviq: Lista Serbe pengoi hyrjen time dhe të përfaqësuesve të vërtetë serbë…

Dorëzuan të dhëna të rrejshme dhe sulmuan policët, arrestohen dy persona në “Qafë Thanë”

Një 29 dhe 24-vjeçar nga Shqipëria janë arrestuar nga policia e Maqedonisë…

QUINT-i: Keqardhje që Lista Serbe nuk merr pjesë në zgjedhjet në veri

Vendet e QUINT-it, përmes një deklarate, njoftuan se zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale…

Autobusi i tragjedisë në Bullgari e kaloi kufirin pa u regjistruar në doganë

Autobusi i djegur në Bullgari nuk u regjistrua në doganë gjatë kalimit…

Me Türksat 5A, Turqia rriti në 7 numrin e satelitëve të saj aktivë

Numri i satelitëve aktivë të Turqisë, e cila është një nga 30…