Ministria për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski për “ClickPlus” tha se diplomatët rus janë dëbuar për shkak se kanë dal jashtë mandatit të tyre diplomatik.

“Maqedonia e Veriut është pjesë e NATO-s dhe këtu jemi të pastër. A po i ndjekim këto aktivitetet? Sigurisht që po, edhe atë që kemi ndërmarrë, dëbimi i diplomatëve, është se në atë pjesë shërbimet i kryejnë mjaft mirë punët në mbrojtje të integritetit, sigurisë dhe suvernitetit. E dimë pse janë dëbuar, por ajo është diçka që kanë dalë jashtë mandatit të tyre diplomatik”, tha Spasovski.

Spasovski tha se ka tentime të vazhdueshme për të penguar procesin e bisedimeve me Sofjen, me qëllim bllokimin rrugës drejt BE-së. Spasovski siguroi se institucionet po veprojnë dhe se të gjitha tentimet për të penguar rrugën tonë drejt BE-së do të përfundojnë si ato para anëtarësimit në NATO, gjegjësisht si tentimet për të bllokuar bisedimet e atëhershme me Greqinë.

“Për ne është shumë me rëndësi ajo që shumica më e madhe e qytetarëve qëndrojnë fuqishëm në rrugën e Bashkimit Evropian dhe kjo me të vërtetë na jep të drejtën që ne në asnjë moment nuk mundemi të largohemi nga kjo rrugë, sepse edhe nuk kemi ndonjë alternativë tjetër. Gjithçka tjetër, që do të jetë si tentim për të na penguar këtë rrugë, mendoj se do të përfundojnë si tentimet para anëtarësimit në NATO”, tha mes tjerash Spasovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

​Kamberi: Na duhen edhe 300 vota për të fituar një mandat në Kuvendin e Serbisë

Shaimp Kamberi tha se ende ka mbetur dhe 1% e votave që…

Ukraina furnizohet me dronë më të avancuar turq

Një numër i dronëve turq Bayraktar TB2 u dorëzuan në Ukrainë të…

VV: Këto janë pikat skandaloze të marrëveshjes Kosovë-Serbi

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë të arritur…

Pas heqjes së kufizimeve, Suedia heq edhe testimin për COVID-19

Suedia ka ndalur testimin në shkallë të gjerë për COVID-19 edhe te…

Reagim i dobët i një hipokriti

Shaqir Fetai e priti në takim dhe me kënaqësi ia pranoi përshëndetjet…