Senati i Spanjës më 17 mars do të mbajë seancë plenare në të cilën do ta ratifikojë Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, publikoi sonte në fejsbuk ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.

“Edhe krahas krizës rreth koronavirusit dhe pezullimit të të gjitha aktiviteteve tjera, Senati i Spanjës pak më herët vendosi që më 17 mars ta mbajë seancën plenare me pikën e vetme në rend dite: Ratifikimin e Protokollit inkuadrues për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO! ¡Muchas gracias España!,” ka shkruar Dimitrov.

Protokolli, më 27 shkurt mori dritë të gjelbër nga Dhoma e ulët e Parlamentit spanjoll.

Spanja është vendi i fundit nga anëtaret e NATO-s, e cila ende nuk e ka ratifikuar Protokollin. Procesi atje është shtyrë për shkak zgjedhjeve dhe formimit të Qeverisë. Protokolli te ne, megjithatë u ratifikua me shtyrjen e veprimit, për shkak shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…