Prokuroria e Posaçme SPAK ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) kërkesën për arrestimin e deputetit të dorëhequr të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Alqi Bllako.

Pas marrjes së vendimit nga GJKKO, urdhri i kalohet Policisë së Shtetit për të bërë ekzekutimin e vendimit.

Një ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë i dha leje SPAK-ut për arrestimin e Alqi Bllakos, si i akuzuar për përfshirje në aferën e impianteve të plehrave në Tiranë dhe Fier, të njohur si inceneratorët.

Një letrën zyrtare, Kuvendi informoi SPAK-un se Alqi Bllako ka dorëzuar mandatin e tij të deputetit.

Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Ata ia kanë paraqitur qeverisë sikur ndërtesa e inceneratorit do të bëhej në tokë truall.

SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140,000 eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

8 ditë para zgjedhjeve, identifikimi biometrik në rrezik

Identifikimi biometrik i zgjedhësve drejt dështimit në disa zona zgjedhore, shkak mungesa…

Rusia ia dorëzon Ukrainës rreth 40 të burgosur

Rusia ia ka dorëzuar Ukrainës 41 të burgosur lufte si pjesë e…

Çekia i shpërblen punëtorët e sektorit shtetëror që vaksinohen, pushime shtesë me pagesë

Qeveria çeke njoftoi se punonjësit e shtetit që kanë marrë vaksinën e…

Hyrja në vend me test negativ të Covid-19

Qytetarët që hyjnë në Maqedoni nuk kanë pse të shkojnë në karantinë…

Ukraina thotë se forcat e saj zmbrapsën sulmin rus në Kharkiv

Forcat ukrainase zmbrapsën një sulm në qytetin e Kharkiv nga forcat ruse,…