Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në ora 13:15, do të shpallet aktgjykimi ndaj ish-ministrit nga Lista Serbe, Ivan Todosijeviq, i cili akuzohet për nxitje të urrejtjes, përçarje, mosdurim kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Todosijeviq u dënua me dy vjet burgim në shkallë të parë në fund të vitit 2019 pasi e quajti trillim Masakrën e Reçakut. Veç Themelores, 2 vjetët me burg ia konfirmoi edhe Gjykata e Apelit.

Një ditë pasi doli vendimi i marrë nga dy gjyqtarë shqiptarë dhe një serb, gjyqtarët serbë në veri protestuan duke e ndalur punën.

Pas konfirmimit nga Gjykata e Apelit, avokatët e Todosijeviqit parashtruan ankesë në Gjykatën Supreme. Kolegji i kësaj gjykate vendosi ta kthejë çështjen në rigjykim.

Ish-deputeti i Kuvendit dhe ish-ministri i Pushtetit Lokal u dënua për deklaratën që bëri në Zveçan në përkujtimin e 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s ku tha se Masakra e Reçakut ishte shpikur dhe përdorur si arsye për bombardimet./ Klankosova.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Këto janë disa nga marrëveshjet Kosovë – Shqipëri që pritet të nënshkruhen në mbledhjen e dy qeverive të premten

Të premten e 26 nëntorit në Elbasan pritet të mbahet mbledhja e…

Mbretëria e Bashkuar do të refuzojë çdo vonesë për Brexit

Mbretëria e Bashkuar nuk është e gatshme të shtyjë Brexitin, përtej afatit…

Nismë globale për të përshpejtuar gjetjen e vaksinës kundër COVID-19

Kombet e Bashkuara i bashkuan forcat edhe me udhëheqës botërorë dhe me…

Paloka: Prisni sa të numërohen bastionet e PD, ndryshimi do të vijë

Drejtuesi Politik i PD në Durrës, Edi Paloka deklaroi për mediat këtë…

Drejtuesi i OVL UÇK-së Besim Hoda: Rajoni i Likovës, në gjendje të mjerueshme

Ndërkohë drejtuesi i OVL UÇK-së Besim Hoda thotë se është për të…