Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes së rastit ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj,

Gucati dhe Haradinaj po vazhdojnë të mbahen në paraburgim që nga viti i kaluar, nën akuzat për vepra penale të pengimit të administrimit të drejtësisë.

Pak muaj pas arrestimit, prokurorët e specializuar kishin ngritur aktakuzë ndaj tyre, e cila ishte konfirmuar më 14 dhjetor 2020.

Sipas aktakuzës, Gucati dhe Haradinaj, në prill dhe shtator 2020, bënë deklarata akuzuese për dëshmitarët që bashkëpunojnë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe persona tjerë.

Prokuroria i ngarkon ata për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Më 25 shtator 2020, Gucati dhe Haradinaj u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Me konfirmimin e aktakuzës, Gucati dhe Haradinaj kanë statusin e të akuzuarve para Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka dërguar në Gjykatën e Apelit vazhdimin e paraburgimit të tij nga Dhomat e Specializuara.

Më 24 dhjetor 2020, gjykatësi i procedurës paraprake vendosi që t’i vazhdohet paraburgimi Haradinajt dhe mohoi kërkesën e tij për një seancë dëgjimore për këtë çështje.

Më 5 janar Haradinaj ka apeluar ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit, por Paneli i Gjykatës së Apelit pranë Dhomave të Specializuara ka refuzuar apelin e Nasim Haradinaj kundër vendimit për mbajtjen e tij të mëtejshme në paraburgim.

Gucati dhe Haradinaj janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që i ngarkojnë ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Vritet një person në Çair

Para pak çastesh raportohet për një vrasje në Çair, në afërsi të…

RMV fillon nesër vaksinimin e gazetarëve

Qeveria, apel qytetarëve që të vaksinohen Me vaksinën Sputnik V gjatë ditës…

Publikimi i rezultateve nga KQZ – komunat e fituara dhe ato që shkojnë në balotazh

Pas mbylljes së vendvotimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur t’i publikoje…

Bastisje anti-drogë, arrestohet një 20-vjeçar!

Sot policia ka realizuar bastisje në shtëpi dhe në hapësira të tjera…

Pjesëtari i FSK-së zë vendin e parë në garën “Ushtari më i mirë” në Kroaci

Në Poligonin Ushtarak “Eugen Kvaternik” në Slunj të Kroacisë, u mbajt Gara…