Sot në Gjykatën Penale – Shkup duhet që të shqiptohet aktgjykimi për rastin “Tarifa”, një prej lëndëve të ish Prokurorisë Speciale Publike, e cila tani është në kompetencë të Prokurorisë Publike.

Në rastin “Tarifa”, i akuzuar është ish drejtori i përgjithshëm i ELEM-it, Dejan Boshkovski, por edhe Metodij Stojmenov dhe Nena Gjorgjovski, për furnizim të paligjshëm të sistemit softuerik për nevojat e ndërmarrjes shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” me vlerë prej 4 milionë euro.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe autorizimin në procedurën për furnizimin e softuerit “ERP sistem”. Të akuzuarit me moskryerjen e detyrës zyrtare kanë mundësuar që personi juridik – konsorciumi, i cili më vonë e fitoi tenderin të kualifikohet në fazën e dytë të negocimit gjatë furnizimit, edhe pse nuk ka dorëzuar dokumentacione.

Të gjithë të akuzuarit që nga fillimi i gjykimit janë deklaruar se nuk ndjehen fajtorëj. Prokurori Trajçe Pelivanov në fjalët hyrëse të lëndës tha se të akuzuarit e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare për furnizim të paligjshëm të sistemit të softuerit për nevojat e “ELEM-it” me çka i kanë shkaktuar dëm kompanisë prej afro gjysmë milioni euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…