Zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, sot në Bruksel do të hapë skriningun dypalësh treditor për kapitullin 24, “Drejtësia, liria dhe siguria”.

Siç kumtoi SÇE, në takimin ku do të marrë pjesë edhe Sekretarja shtetërore e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Drita Abdiu-Halili, anëtarët e Grupit Punues do të prezantojnë qëndrimin dhe nivelin e përputhshmërisë së sistemit juridik të Maqedonisë së Veriut me përfaqësuesit e drejtorive të përgjithshme përkatëse të Komisionit Evropian në lidhje me acquis të BE-së në lidhje me migracionin, azilin, bashkëpunimin gjyqësor në çështjet civile, bashkëpunimin në fushën e luftës kundër drogës, bashkëpunimin në fushën e doganave, politikën e vizave, bashkëpunimi policor dhe lufta kundër krimit të organizuar, bashkëpunimi ndërmjet njësive për inteligjencën financiare, krimi i organizuar, bashkëpunimi gjyqësor në çështjet penale, lufta kundër terrorizmit, Shengeni, falsifikimi dhe kufijtë e jashtëm.

Ekipi negociator i Maqedonisë përbëhet nga përfaqësues të Grupit Punues për Kapitullin 24, “Drejtësia, Liria dhe Siguria” të cilët vijnë nga Zyra e Zëvendëskryeministrit përgjegjës për politika të qeverisjes së mirë, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Shëndetësisë, Prokuroria Publike, Banka Kombëtare, Autoriteti i Inteligjencës Financiare dhe Sekretariati për Çështjet Evropiane.

Institucion kompetent për këtë kapitull është Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa grupin punues e udhëheq Koordinatorja e Kapitullit 24, shefja e sektorit për negociata dhe integrime evropiane pranë MPB, Svetlana Vllahoviq Dimanovska.

“Prezantimet e ekipit të Maqedonisë për kapitullin 24, në grupin 1, “Vlerat themelore”, do të zgjasin deri më 24 nëntor dhe do të ofrojnë një bazë solide për përgatitjen e raportit të shqyrtimit që Komisioni Evropian do ta përgatisë dhe do t’ia dërgojë Këshillit të BE-së për veprime të mëtejshme, të cilat do të varen nga dinamika e negociatave në këtë kapitull, qëndron në kumtesën e SÇE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kërcënuan me armë përfaqësuesin e një partie, 1 i arrestuar dhe 2 në kërkim

Tropojë-Kërcënuan me armë zjarri dhe goditën me sende të forta një shtetas,…

20 raste të reja dhe tre viktima

Gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 309 testeve të realizuara në…

Shkarkimi i gjykatësit Boshevski, gjykim nga fillimi për disa raste

Fati i gjykimit për autostradat kineze do të vendoset prej të hënës.…

Deputeti rus kërkon që Putini t’i japë fund luftës në Ukrainë

Një deputet legjislativ i Partisë Komuniste në Lindjen e Largët të Rusisë…

Shkup, në mesin e personave të arrestuar për pasaportat e “narkobosëve” ka edhe shqiptarë

Në aksionin policor “Sozia” ka të arrestuar maqedonas, shqiptarë dhe boshnjakë, meshkuj…