Sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mbahet mbledhja e radhës për Kosovën, ku do të diskutohet për raportin e periudhës nga shtatori 2020 deri në mars 2021.

Sipas informatave, seanca e kryesuar nga Vietnami do të zhvillohet në formatin video për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ndërkohë, pritet të diskutohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura në Kosovë, themelimin e institucioneve dhe aktakuzat nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Kurse, Kosovës dhe Serbisë pritet t’i bëhet thirrje për vazhdimin e dialogut në Bruksel.

Po ashtu, pritet t’i bëhet thirrje institucioneve të reja të Kosovës që të punojnë për të përmbushur sfidat e ngutshme, përfshirë ndikimin shëndetësor dhe socio-ekonomik të pandemisë COVID-19./KP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…