Islami na qenka realitet sot? Islami, si fenomen në zhvillim, realitet ka qene 1400 vjet para  “epokës” së Shaqir Fetait. Sot për islamin mund të flitet si për vetë egzistencën. Islami është jetë, nuk është fenomen me trend në rritje që të pranohet realitet. Islami, mbi të gjitha, është besimi në Allahun Fuqiplotë

Nga Besnik Imami

Shaqir Fetai, në momentin kur e ka ndjerë veten të përjashtuar nga fokusi i interesit të opinionit, menjëherë ka kërkuar t’ia organizojnë një “ligjeratë” për studentët e FSHI-së. Studentëve ua paska nënvizuar faktin që BFI-ja si organizatë e vetmja kompetente në organizimin e jetës fetare islame në vend! Kë e gënjen Shaqir rrenci? Studentët, ë? Pse a nuk e dinë studentët që Shaqir Fetai ua shiti frakcioneve primatin e të qenurit i vetmi institucion i organizimit të jetës fetare në vend? Të gjithë e dinë që Shaqir matrapazi i legjitimoi disa “bashkësi fetare”, disa frakcione e sekte të cilët, në mënyrën e tyre dhe sipas sistemeve që në asnjë pikë nuk përputhen me ate të BFI-së, organizojnë jetë paralele “islame”! Shaqir Fetai është fillimi i dezorganizimit të xhematit tonë dhe përçarësi më i madh i tij. Shaqir Fetai është devalvuesi absolut i BFI-së si dhe rrënuesi me i madh i interesave të saj.
Mbanë pseudo-ligjeratën dhe, në profilin e vet, në vend se të flasë për vete, në veten e parë, ai flet për “reisul ulemanë” i cili, pa kurrfarë hezitimi paska pranuar ftesën e studentëve. Heeejz turulum! Shaqir Fetai ua fëlliqë intelegjencien studentëve të FSHI-së kur thotë se e pranoi ftesën e tyre për ligjërim! Studentët kurrë nuk do ta ftonin nxënësin e eprorit të UDB-së, Sanko Dragoviq, që t’iu ligjërojë! A mos po përpiqet Shaqir Fetai të përçojë mesazh se studentët vdesin për udbashin “Orao” të Stanko Dragoviqit!
“Ishte një panel shkencor me një pritje të nivelit të lartë”, thotë avdalli! A ka logjikë kjo fjali! Nuk thotë ishte një pritje e këndshme studentore por, duke e llogaritur veten “druzhe Tito” paka përjetuar “pritje të nivelit të lartë”. I kompleksuar deri në veshë, i mohuari mezi pret pak “dashuri” dhe, edhe nëse nuk ia ofron askush, ai e shpikë edhe subjektin edhe dashurinë. Sepse e ka të vështirë pozitën e të mohuarit dhe të atij që urrehet vazhdimisht, por që i druhen pak për shkak të fuqisë prej udbashi që e ka! Kështu mendojnë ndërsa, në realitet e ka fuqinë me t’u kap për aleti e me u çjerrë si Tarzani “a-aaaa-aa”!
Pastaj, thotë: “Me të drejt themi se studentët tanë janë të vetëdishëm për detyrat dhe rolin e tyre”! Për cilat detyra dhe cilin rol, o Shaqir Fetai! A mos po i llogaritë Shaqir Fetai si informatorë të tij? Kur Shaqir Fetai i llogarit se janë të vetëdishëm: atëherë kur ia organizojnë “një pritje të nivelit të lartë” apo kur e mbërthyen për murë me pyetjet: “kush të solli ty këtu, si u bëre, kush të bëri reis”!
Sërish një titull lajmi, si të një pseudo-gazetari të dështuar: ” REISUL ULEMA MORRI PJESË NË MBROJTJE TË DIPLOMËS NË FSHI”! Morri apo mori, o plesht i qenit të zgjebosur?! Zonjën (zonj) J… e paraqet si zotëri (z.) J… Tallet injoranti! Tallet me një grua shumë të nderuar duke dëftuar avdalli se i duket si z. (zotëri)! “Ishte një mbrojtje e shkëlqyer e kandidates në një procedurë e nivelit të lartë e Komisionit të FSHI.” A ka ndonjë njeri në fytyrë të tokës për të kuptuar se çfarë ka dashur të thotë Shaqir Fetai me këtë fjali prej injoranti!
Pas një duzinë frazash idiotike, Shaqir Fetai e përmbyllë me një “perle” që mund te dalë vetëm nga goja e një shpirtziu! Postimin e vet idiotik Shaqir Fetai e përmbyllë: “Edhe kësaj radhe u dëshmua puna shkencore e FSHI në Shkup”! Nuk flitet për punën e palodhshme dhe madhështore që ka kryer doktoresha në realizim të temës së disertacionit, por flitet për njëfarë pune shkencore që në këte rast paska bërë FSHI! Pse Shaqir Fetai, ky publik i rëndomtë i disertacioneve nuk po tregon se ia ka ënda të prezantojë në evente të tilla sepse, në fund, gjithmonë shtrohen dreka e darka që ai vdes për to, sepse për Shaqir Fetain drekat dhe darkat janë momente ku ai lirisht mund të shesë kopalla pa hetuar se sa herë që rrapllon gjithnjë shkakton të qeshura, tamam si palaço! Ta kishte publikuar të paktën një foto nga dreka e të sapodoktoruarës! Apo e di se është një lloj mëkati dhe nuk e publikon këtë informacion. E ç’mëkat ka ngelur pa bërë Shaqir Fetai, ky farë rrencaku lehtësisht i verifikueshëm!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

SKANDALOZE: SHAQIR FETAI POHON SE QE PESË MUAJ PO E MBANË FINANCIARISHT QEVERIA MAQEDONASE

Ështe vjedhje e pastër, është korrupsion i pastër qëndrimi i Shaqir Fetait…

Paralele / Kur serbi Bregoviq motivon shqipfolësit

Edi Rama në muzikë merr vesh aq sa edhe gomari i Muratit!…

Shaqir Fetai si Ivica Daçiqi

Nuk ia paska dhënë qeveria serbe përkrahjen Rusisë në përpjekjet e saj…

Strategjia e diskriminimit kulturor

Në Komisionin parlamentar për kulturë, shpesh u loz loja e njëjtë politike…

Cinizmi i Shaqir Fetait

Fjalori i Gjuhës Shqipe, fjalën cinik e shpjegon kështu: “(Njeriu) Që mban…