Tetë për qind e qytetarëve të Serbisë besojnë se zgjidhja ideale për çështjen e Kosovës është njohja e pavarësisë, kurse njohjen e shtetit të Kosovës si zgjidhje të mundshme e shohin 20 për qind e tyre.

Këto shifra kanë dalë nga një sondazh i realizuar nga organizata serbe “Crta” (Qendra për Kërkim, Transparencë dhe Përgjegjësi) në Beograd për muajin shkurt të këtij viti.

Në pyetjen se si e shohin “Zgjidhjen më ideale dhe të mundshme të problemit të Kosovës”, nga 1011 respodentë, mbi 80 persona janë deklaruar se zgjidhja është te Kosova e pavarur.

“Si zgjidhje ideale për Kosovën, numri më i madh i qytetarëve (34 për qind) shohin kthimin në mënyrën e vjetër, pra që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë, ndërsa 20 besojnë se është një lloj marrëveshjeje – në këtë drejtim, tetë për qind janë në favor të njohjes së Kosovës, shtatë në favor të ndarjes së territoreve dhe pesë mbështesin propozimin franko-gjerman”, thotë ky sondazh.

crta sondazh kosova pavaresia

“Në anën tjetër, si zgjidhje më e mundshme, numri më i madh i të anketuarve (35 për qind) mendojnë se bëhet fjalë për një lloj marrëveshjeje – 22 për qind për njohjen e Kosovës, 9 për qind propozimin franko-gjerman dhe 4 për qind për ndarjen e territorit”, thuhet në përgjigjet e qytetarëve të këtij sondazhi.

Ndërkaq, nëse një referendum për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian do të mbahej javën e ardhshme, 44 për qind e qytetarëve të Serbisë do të votonin “për”, ndërsa 42 për qind janë kundër anëtarësimit në BE, sipas këtij sondazhi të “Crta” për shkurt.

Më shumë se gjysma e të anketuarve besojnë se partnerët më të rëndësishëm politikë dhe të sigurisë së Serbisë janë Rusia dhe Kina, ndërsa më i rëndësishmi ekonomikisht është BE-ja.

Pothuajse 50 për qind e qytetarëve të Serbisë besojnë se opsioni më i mirë për vendin e tyre tani është një lider i fortë që merr vendime pa Parlamentin dhe Qeverinë.

Organizata “Crta” ka realizuar një anketë telefonike për qëndrimet politike të qytetarëve, në periudhën 25 shkurt deri më 3 mars, dhe anketa është realizuar në një kampion të rastësishëm prej 1011 të anketuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Shtyrja e Ukrainës në një kompromis ‘të keq’ me Rusinë do të ishte ‘e neveritshme’, paralajmëron Boris Johnson

Kryeministri britanik Boris Johnson ka paralajmëruar kundër çdo përpjekjeje nga ana e…

G7 kërkon nga Kina që të mos e ndihmojë Rusinë

Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara (G7) i bëri thirrje Kinës…

Tragjedia në Tetovë: Vetëm edhe një viktimë ka mbetur për t’u identifikuar

Zjarri që kaploi mbrëmë spitalin modult të Tetovës la të vdekur 11…

ASH-AAA me 5 ankesa në KSHZ për Komunën e Dibrës

A do të ketë sërish rivotim në Dibër, pasi që Aleanca për…

Të shtëna në Shkup! Pas sulmit fizik, 28-vjeçari qëlloi me armë drejt një personi

Miniatria e Punëve të Brendshme njofton se pak para mesnate, gjegjësisht në…