Deputeti i Aleancës për Shqipatarët (ASH), Halil Snopçe, ka thënë se dështimi i Maqedonisë së Veriut në Samitin e javës së kaluar për të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në, nuk është i pari. Ai tha se diplomacia e vendit ka dështuar disa herë në të kaluarën ndonëse zyrtarë të lartë të vendit i kanë manipuluar qytetarët me këtë temë.

“Nuk kam çka e vlerësoj rolin e Bujar Osmanit. Atë e vlerëson historia. Nëse kthehemi pas në histori, ne e dimë se disa herë kemi pasur deklarata pompoze që data është marrë. Me ato selfiet famoze në aeroplan, së bashku me ish-kryeministrin dhe ish-ministrin e punëve te Jashtme, Dimitrov. Një herë thuhej se do e marrim në janar, pastaj në qershor, në vjeshtë, në pranverë, por ne disa herë kemi dështuar të marrim datën. Për ASH-në, data nuk na bën shumë përshtypje, edhe po të marrim datën ne nuk kemi bërë asgjë nëse nuk e ndryshojmë mendësinë tonë. Maqedonia edhe nëse merr datën, ne nëse nuk bëjmë reforma të vërteta në shtet, në sistem, data nuk do të ketë asnjë vlerë. Nëse vazhdojmë te jemi shtet i korruptuar nuk kemi bërë asgjë, as me datën. Nëse vazhdojmë të jemi shteti i kriminalizuar me shumë afera kriminale, afera më interesante e cila ishte me 200 pasaporta për narkodilerët dhe kriminelët të cilët shëtisnin lirshëm me pasaportat e Maqedonisë, duke rrezikuar zonën Shengen, pra në një shtet serioz nuk duhet të ndodhin këto”, tha Snopçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Një mijë e 128 raste të reja me COVID-19

Një mijë e 128 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë…

Aksion kundër kontrabandës në veri të Mitrovicës dhe në Shtërpcë

Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës dhe në Shtërpcë është duke…

Institucionet zvarrisin procedurën gjyqësore, Morina ende prapa grilave

Gjasat që Tomor Morina të lirohet nga paraburgimi sot, janë të vogla…

Von der Leyen: Rusia duhet të paguajë një çmim të lartë për luftën në Ukrainë

Bashkimi Evropian ka propozuar këtë të premte paketën e re të sanksioneve…

ShBA dënon sulmin ndaj policëve në veri, fton për shmangie të spekulimeve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka…