Veç humbjeve të mëdha të raportuara nga radhët e ushtarëve rusë, të paktën të pretenduara nga Ukraina, ushtria e Vladimir Putin raportohet se ka marrë një goditje të rëndë një ditë më parë në Ukrainë.

Daily Mail dhe Newsweek shkruan se gjeneralmajori Andrey Sukhovetsky është vrarë nga forcat ukrainase, pasi këto të fundit zmbrapsën ofensivën ruse.

Vrasja e tij ende nuk është konfirmuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes, por sipas Daily Mail, ekzekutimi i gjeneralit u konfirmua në mediat sociale nga kolegu i tij, Sergey Chipilyov, dhe u raportua gjerësisht në disa media ukrainase, madje edhe ruse.

Një burim ushtarak për Daily Mail, ka konfirmuar se ai është vrarë nga një snajper ukrainas dhe funerali i tij do të mbahet në Rusi, ditën e shtunë. Deri tani, Andrey Sukhovetsky është figura më e lartë e ushtrisë ruse e vrarë në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Tërmeti 5.1 shkallë shkund Francën

Një tërmet ka goditur Francën Perëndimore, duke u ndjerë deri në Bordeaux…

Prokuroria kryen bastisje në shtëpinë e Rashkovskit

Prokurorja për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskovska ka…

Tateshi për masat në Ramazan: Janë vonuar, nuk duhej të ndodhte vala e tretë

Bekim Tateshi në ClickPlus refuzoi të japë parashikimin e tij, për atë,…

Genocidi, fiset namibiane kërkojnë 450 miliardë euro nga Gjermania

Pasi Gjermania e pranoi që kishte kryer gjenocid ndaj disa fiseve namibiane,…

Një ushtar i cili kishte shërbyer në Kosovë, gjendet i vdekur në mënyrë misterioze

Një trup i pajetë i gjetur të dielën në lindje të Belgjikës…