Gazetari britanik Vaughan Smith, i cili gjatë luftës në Kosovë xhiroi luftimet në Prekaz dhe kufomat e të vrarëve, thotë se kur shkoi në Prekaz më 5 mars 1998 e kuptoi që po ndodhte një operacion policor.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime” thotë se i bëri përshtypje që automjete të lëna nga holandezët në Bosnjë, u përdorën në Prekaz nga serbët.

“Shkova atje me datën 5 mars dhe u përpoqa të arrija ku doja, pashë forcat serbe por nuk arrita në Prekaz, ndoshta arrita rreth gjysmë kilometër afër por nuk e dija ku ishte dhe çfarë po ndodhte. Por ishte e qartë që ko ndodhte një lloj operacioni policor dhe sulm ushtarak në rajonin e Drenicës, por nuk pashë asnjë gueril apo UÇK apo diçka të tillë”, ka thënë Smith.

Smith thotë se ai u kthye prapë më datë 6 mars për të filmuar atë që po ndodhte në Prekaz.

“Më pas u ktheva, i realizova disa fotografi dhe të nesërmen, me datën 6 shkuam dhe e përcillnim tymin ku përfunduam duke ecur (se s’mund të shkonim me makinë më tutje)”, shton Smith.

Ai thotë se atë ditë pa shumë shtëpi në flakë dhe disa buldozerë që po rrënonin një shtëpi.

“Shkuam deri në fund dhe ishim shumë afër Prekazit, në fakt ishim shumë afër fshatit. U ngjita në një kodër, në një shpat dhe m’u desh të zvarritesha rreth njëqind metra me një kamerë të madhe. U zvarrita mbi kodër dhe më pas pashë sulmin që po ndodhte, shumë shtëpi ishin në flakë dhe më kujtohet një imazh shumë i veçantë i automjeteve që sikurse buldozerë rrëzonin një shtëpi, kështu që e kuptova që po xhiroja atë ishte ndoshta pjesa e fundit e operacionit”, thekson Smith.

Sipas tij, një ekspert që i kishte analizuar këto automjete i kishte treguar se ishin automjete holandeze, që serbët i kishin marrë kur ushtria holandeze  u tërhoqën nga Bosnja.

“Po ai automjeti që në fakt po shkatërronte një shtëpi, kishte diçka interesant lidhur me të sepse kur e mora një ekspert për t’i analizuar, ai më tregoi që ishin automjete holandeze. Këto ishin pikërisht automjetet që serbët ia morën ushtrisë holandeze të cilët u tërhoqën nga incidenti i Srebrenicës në Bosnjë ku u vranë 8,000 njerëz. Ushtria holandeze u tërhoq dhe ata i lanë veturat e tyre, serbët i morën ato automjete dhe i përdorën në operacionin e Prekazit”, ka thënë Smith.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Konjufca: Na duhet koordinim i thellë me Shqipërinë që Kosova mos të dëmtohet nga marrëveshja finale me Serbinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca po qëndron për vizitë në…

Shkup, akuza ndaj një gazetari për nxjerrje të sekreteve zyrtare

Prokuroria publike e Maqedonisë së Veriut të marten ka ngritur akuza ndaj…

Phillips: Administrata Trump kërkon zgjidhje të shpejtë, por s’ka zgjidhje të tillë për krimet e Serbisë

David L. Phillips, drejtori i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të…

KSL: Nëse nuk plotësohen kërkesat – protesta nga 26 prilli

Punonjësit e administratës publike do të dalin në rrugë në qoftë se…

Droni turk u bën gjëmën rusëve, tanket “thahen” për naftë

Forcat e Armatosur ukrainase kanë raportuar se po përdorin dronë të Turqisë…