Qeveria sllovake do të dërgojë aeroplanë luftarakë MiG – 29 në Ukrainë, ka bërë të ditur kryeministri sllovak, Eduard Heger.

Flota e tyre prej 11 aeroplanësh nuk po përdoret më që nga vera e kaluar dhe shumica nuk janë në gjendje funksionale për momentin.

Lajmi vjen pasi Polonia tha se do t’ia dërgojë Ukrainës katër aeroplanë MiG-29 ditëve në vijim.

Muajin e kaluar, Heger, tha se vendi mund të fillojë bisedimet për dërgimin e aeroplanëve.

Polonia dhe Sllovakia, që janë pjesë krahut lindor të aleancës ushtarake të NATO-s, kanë qenë mbështetës të forte të Ukrainës që kur Rusia nisi pushtimin.

Në anën tjetër, kryeministri danez Mette Frederikson gjithashtu tha dje se vendet perëndimore janë duke debatuar çështjen nëse duhet të dërgojnë aeroplanë luftarakë në Ukrainë.

“Kjo është diçka që ne po e diskutojmë në grupin e vendeve aleate. Është një kërkesë e madhe nga Ukraina”, ka thënë ai.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu ka bërë kërkesë vazhdimisht aleatëve perëndimorë për aeroplanë luftarakë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Clark vjen në Kosovë, takohet me Kurtin dhe Mehajn

Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, ka ardhur në Kosovë. Ai aktualisht…

I gjithë arkivi mbi Shqipërinë dhe shqiptarët nga arkivi osman i Stambollit kthehet në Tiranë

Ardit Bido, drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, ka bërë me dije se…

Kosova anëtarësohet në Justice Action Coalition

Kosova është anëtarësuar në Justice Action Coalition, kështu duke iu bashkuar Shteteve…

Ndodhi! “Oh Zot dëgjojeni zhurmën”/ Live-Jeff Bezos në hapësirë

Miliarderi Jeff Bezos u nis për në hapësirë të Martën, në fluturimin…

Sulmi rus zhvendoset në lindje të Ukrainës

132 të vrarë në Makariv, zbulohen varre masive Ashtu siç kishte paralajmëruar,…