Sllovakia ka dëbuar tre pjesëtarë të stafit të ambasadës ruse në kryeqytetin Bratislava që në bashkëpunim me diplomatë në Konsullatën e Përgjithshme sllovake në Shën Petersburg u bënë pjesë e një skandali në  dhënien e vizave sllovake.

Diplomatët sllovakë në bashkëpunim me ata rusë akuzohen se kanë pajisur me vizë sllovake një shtetas rus që ka marrë pjesë në një vrasje në Gjermani.

Ky akt konsiderohet një krim i rëndë në territorin e një shteti tjetër të BE-së dhe NATO-s. Sipas informacionit nga shërbimet e inteligjencës sllovake, aktivitetet e tyre ishin në kundërshtim me konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike.

Ministria e Jashtme ne Bratislavë nuk dha detaje të tjera, por këto largime vijnë pas vrasjes së një ish-rebeli çeçen me nënshtetësi gjeorgjiane në Berlin, ngjarje kjo që ka ndodhur verën e kaluar.

Mediat sllovake, raportuan se njëri prej personave të dyshuar për përfshirje në vrasje, kishte udhëtuar në Evropë me një vizë sllovake. Muajin e kaluar, ministri i Jashtëm slovak, Ivan Korcok urdhëroi një hetim për lëshimin e vizave në konsullatën e Shën Peterburgut.

Prokurorët federalë gjermanë akuzuan Rusinë në qershor për urdhërimin e vrasjes së gjeorgjianëve dhe paditën një rus për këtë ngjarje. Më pas, Gjermania dëboi dy anëtarët e ambasadës ruse. Ndërkohë, Kremlini ka hedhur poshtë kategorikisht idenë se ka ndonjë lidhje mes vrasjes dhe qeverisë ruse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…