Ështe vjedhje e pastër, është korrupsion i pastër qëndrimi i Shaqir Fetait se, duhet të donohen për solidaritet para të majme pa e ditur askush, as në BFI! Kjo deklaratë skandaloze e Shaqir Fetait duhet ta aktivizojë menjëherë
prokurorinë apo agjencinë antikorrupsion

Shkruan Mejdi Thaçi

Më të vjetrit, sidomos gazetarët që e kanë mbijetuar sistemin totalitar, fare mirë e dinë se cili gazetar ka mundur të punojë në TANJUG, apo, në Radio Jugosllavia, apo si përkthyes në këto apo në media të tjera! Jo pa qenë i verefikueshëm, i besueshëm dhe ideopolitikisht i përshtatshëm. Një prej këtyre të përshtatshmëve pastaj u bë model se si duhet të vajtohet nga dhimbja e trishtueshme për humbjen e Shokut Tito. Nuk ngeli media shqiptare pa e transmetuar atë vajtim. Kështu që, me një vajtim të një langaraçi e përkujtuan mediat shqiptare “Titon e Madh”!
Një gazetar i këtij soji, u shkoq në b… duke e marrur në studio televizive Shaqir Fetain dhe duke zhvilluar intervista të një anshme, ashtu siç porositen prej shërbimeve kur kanë nevojë t’ia bëjnë karrierën  bashkëpunëtorëve të vet.
Në intervistën e fundit të cilën Shaqir Fetai e jep për një media të vendit, në pyetjen e gazetarit mbi humanitetin e BFI-së, ia krijon gjithë mundësinë për të gënjyer në mënyrë sa më komode! Përgjigjen Shaqir Fetai e nisë me një rrenë absurde duke thënë se, përditë jep nga dy-tri intervista? Ku? Mbase vetem në zyret e shërbimeve policore ku duhet te raportojë nga dy-tri herë në ditë!
Duke e shprehur këtë rrenë të turpshme, Shaqir Fetai jep shenja se këtë dukuri do ta përshkallëzojë deri në kulm të imorales, sepse aq ka fytyrë Shaqir Fetai.
Pa fije turpi thote se, me fitrin dhe zeqatin, përveç që mbanë “pesë” medrese dhe FSHI-në, ai po zhvilluaka edhe një humanitet të paparë dhe të padëgjueshëm.
Shaqir Fetai rrenë kur i përmend pesë medrese, ndërsa nuk i emërton, nuk tregon se cili është emri i tyre. Nuk mundet dhe nuk ekziston as shansa minimale juridike që të funksionojnë 5 medrese me emrin “Isa Beu”! Secili institucion shkollor, nën emrin dhe siglën e vet, ka të drejtë që të ketë paralele të dispersuara nëpër qendra të ndryshme! Paralelet e medresese të dispersuara në pesë qendra ligjërisht dhe me Kushtetutë të BFI-së e kanë të pamundur të funksionojnë si medrese më vete, prandaj thuhet se Shaqir Fetai po rrenë kur po thotë se, “kujdesemi për pese medrese”! Ai rrenë në këtë masë, sepse duhet ta justifikojë fitrin dhe zeqatin e vjedhur.
Nga ana tjetër, i shpëtoi nga goja shkarazi një informatë shokuese! Tash e pesë muaj financohen nga shteti! Qeveria Maqedonase i jep para BFI-së! Po bashkësive të tjera fetare a u jep? Nëse po, ç’ ne që shteti kaq fshehurazi i financon bashkësitë fetare! Pse ky financim nuk bëhet transparente, pse nuk bëhet transparent vendimi qeveritar dhe arsyeja për t’i financuar bashkësitë fetare, ndërkohë që dëbimi nga puna, papunësia gjithnjë e në rritje, mjerimi gjithëpopullor, po shtohen gjithnjë e më shumë! Shteti po i financuaka profesorët e “medreseve” dhe të FSHI-së dhe, bën mirë, sepse, fundja, po i financon me paratë e taksapaguesve të vendit. Shteti i financon institucionet e veta, me buxhet nga paratë e popullit. Sëkendejmi, a ju lejohet institucioneve shtetërore të mbledhin taksa të ndryshme po nga populli!
Meqë BFI-ja e Shaqir Fetait finansohet nga buxheti i shtetit, a nuk është vepër penale mbledhja e taksave fetare nga populli prej “organeve” të Shaqir Fetait!
Shaqir Fetai thotë një nga gënjeshtrat më të pamoralshme, për ç’gjë ai do të duhej të përgjigjej penalisht, moralisht, fetarisht…
Shaqir Fetai në atë pseudointervistë tha se duhet të mbledhim fitra e zeqat sepse, BFI-ja e tij qenka shumë solidare, shumë humaniste por që nuk po e bëkan transparente humanitetin për hirë të dinjitetit të skamnorëve dhe nevojtarëve të ndryshëm. Po kur solidarizohej në vjedhje me Mustafa Dautin duke i renditur nja dhjetra pako me produkte ushqimore duke ua dhënë të varfërve e duke raportuar se u ndamë mbi 1000 pako! Kur i krijohet hapesira Shaqir Fetait për të vjedhur, nuk i intereson kurrfarë dinjiteti përveç i xhepit te vet.
Po me çfarë lehtësie të paturpësisë gënjen Shaqir Fetai kur thotë se BFI-ja e tij, nga buxheti i krijuar nga fitri dhe zeqati financon shërimin e nevojtarëve duke i dërguar në Turqi, Rusi… ndanë nga 20-30-50-40 mij euro për pacientë të sëmurë. Madje skamnorëve u bën shtëpia, u blenë… dhe, krejt këtë humanitet Shaqir Fetai e bën fshehurazi, ai nuk kërkon që fillimisht skamnorët të dalin e të qajnë në media që t’i ndihmojë pastaj. A ka tallje më të poshtër se sa kjo e Shaqir Fetait me hallexhinjtë, të cilët duke qarë po na nxirrkan donacione! Skamnorët qenkan qaramanë! Kujt i dalin lotët përveç atij skamnori që varfëria trishtueshëm ia zë frymën!
Pse rrenë Shaqir Fetai për humanitet? Kur u bë ky që të ndihmojë skamnorë ndërkohë që i duhet ta ndihmojë UDB-në dhe ta ushqejë ORAO-n? Si guxon Shaqir Fetai të ndajë në dorë shuma të mëdha parashë? Të dërgojë njerëz në shtetet perëndimore për shërim si dhe t’ju ndërtojë shtëpia.
Të gjithë skamnorët, të varfërit dhe të sëmurit rëndë të rreshtohen te BFI-ja e Shaqir Fetait, sepse ky paska buxhet për këtë kategori njerëzish. Tash e tutje ta shikojmë se me ç’humanizëm do t’iu drejtohet nevojtarëve!
Humaniteti i Shaqir Fetait qenka në dy faza! Faza e parë po zgjatkëka tërë vitin, duke mbledhur para nëpër xhami e duke ndërtuar shumë xhami, sidomos ne Maqedoninë Lindore ku ka xhami që ia kanë shndërruar në kishë. Xhamitë nuk i ndërton dhe nuk i finanson Shaqir Fetai, as BFI-ja e tij, por ato ndërtohen me vetëkontributet e xhematit që ngritë iniciativë për të ndërtuar xhami. Për çdo xhuma, apeli i hoxhallarëve është “bani gajret xhemat, që të paguajmë ujë, rrymë e komunalie për xhaminë”, ndërsa dy-tri aksione qe kanë qenë për tubim të parave për ndihma humanitare, le ta pyes dylberin e vet, Mustafa Dautin, ku kanë përfunduar ato para.
Dhe, faza e dytë e ndihmave qenkan për Ramazan. Po si nuk i vjen turp Shaqir Fetait të gënjejë kaq keq! Në bashkëpunim me Dijanetin e Turqisë paska përgatitur 100 ton pako ndihma për myslimanët e vendit! Shaqir rrencaku, ato pako janë të Dijanetit të Turqisë, nga kontigjenti i gjërë me ndihma për shumë shtete myslimane në botë, të cilat ua dedikon të verfërve të cilat shpërndahen përmes Institucioneve fetare. Pra, BFI-ja e Shaqir Fetait është vetëm servis teknik i atyre ndihmave të Dijanetit të Turqisë.
Shaqir Fetai nuk guxon të sillet me nonshalancë ndaj buxhetit të BFI-së, por duhet të regjistrojë çdo cent që hy e që del nga zërat përkatëse të buxhetit. Ështe vjedhje e pastër, është korrupsion i pastër qëndrimi i Shaqir Fetait se duhet të donohen para të majme pa e ditur askush në BFI! Kjo deklaratë skandaloze e Shaqir Fetait duhet ta aktivizojë menjëherë prokurorinë apo agjencinë antikorrupsion. Shaqir Fetai duhet ta bëjë transparente, madje edhe ta reklamojë çdo aktivitet humanitar, sepse, a mund të mbahet sekrete falja e namazit?!
Humanitetin dhe solidaritetin e fsheh, sepse nuk ekziston dhe nuk ka, kurse mosnjohjen e organometrit të BFI-së dhe mosnjohjen e funksionimit të këtij Institucioni, e bën transparente me krenari. Nesër avazi, nesër! Do ta mësojë Shaqir Fetai se si është e organizuar BFI, kjo që e trashëgoi nga viktimat e tij!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Një strukturë partiake e veshur në dimia grashë

/ EDITORIAL / BDI-ja, kjo “parti kombëtare”, pse nuk premton qoftë edhe…

“Budallakia” maqedonase me shqiptarët!

Nga Muhamer Pajaziti / Shqiptarët nuk e kontestojnë shtetin e Maqedonisë së…

Emërtimet e rrugëve dhe emrat që mungojnë

Shkëlzen Halimi / Qyteti i Shkupit ka vendosur që ta plotësojë listën…

Nuk mund të jesh i ditur, nëse nuk zotëron mirë gjuhën e nënës

Një ish-nxënësi im, tani student, më shkruante një ditë një mesazh në…

Shaqir Fetai akuzon partitë që po përpiqet të fetarizohen! Ai kërkon që partitë mos të kërkojnë angazhim institucional të BFI-së nëpër skena të fushatave partiake !!! (9)

(Në bisedën në një televizion nacional, me rastin e Ditës së Fitër…