Ali Ahmeti, që kur e amnistoi veten nga të kualifikuarit dhe të qenurit terrorist, me garanca të forta se nuk do të gjykohet në Gjykatën e Hagës, të gjithë shqiptarët e tjerë që kanë bërë përpjekje t’ia prishin kolltukun e pushtetit, i ka shpallur terroristë, i ka likuiduar, i ka futur burgjeve, duke madhëruar “vigjilencën maqedonase” kundër “terroristëve shqiptarë”

Ali Ahmeti tek shqiptarët do të mbahet mend, veç trjerash, edhe për përpjekjet e tij idiotike për ta definuar terrorizmin sipas trurit të tij sa të breshkës!

Ali Ahmet, pa dyshim, do të mbahet mend edhe si një prej “liderëve shqiptarë” i cili pësoi mutacione të ndryshme përgjatë karrierës së vet prej tradhëtari, ndonëse shqiptarëve iu imponua si “luftëtar”!
Ali Ahmeti do të mbahet mend edhe si e keqja më fatale që u ka ndodhur shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut!
Ali Ahmeti do të mbahet mend edhe si “mohikani i fundit” ndër ata “mohikanë” që i palosi një nga një çlirimtarët e atdheut në burgjet speciale të Hagës!
Ali Ahmeti na e bëri edhe deklaratën e fundit, deklaratë kjo e cila, gjithësesi që do t’ia sigurojë një vend meritor në historinë kombëtare maqedonase, por që te historia kombëtare shqiptare, pasi të revidohet, gjithësesi që do të mësohet si një tradhëtar veprimet e të cilit do ta spostojnë drejt “patriotizmit” tradhëtinë e Esat Pashë Toptanit.
Tradhëtia e tij e parafundit ishte angazhimi që në krye të Bashkësisë Fetare Islame ta sjell një prej udbashëve më të rrezikshëm antikombëtar, Shaqir Fetain e Çegranit!
Ali Ahmeti tha: “Sulmuesit e 27 prillit që e pushtuan Parlamentin e Maqedonisë me qëllim që t’i likuidojnë deputetët shqiptarë të opozitës (kjo edhe u provua me z. Zijadin Selën, ndërkohë që Ali Ahmeti me zagarët e vet nuk ishte atë ditë në Parlament), nuk kanë qenë terroristë dhe ky kualifikim është shumë i rëndë”! Do me thënë, me deklaratën e vet dëshmi, i hap rrugën rigjykimit të terroristëve të 27 prillit, ndërkohë që ua bën me dije gjyqtarëve maqedonasë që të kenë kujdes dhe le t’i lirojnë “patriotët maqedonasë”!
Ali Ahmeti u pajtua me rigjykimin e rastit të “Monstrës” me të vetmin qëllim që t’ua vulosë stigmën “terroristë” dhe të dënohen me burgim të përjetshëm! Grupi që ishte në gjumë, pra jo në Parlamet, apo në institucione të shtetit, thjesht, nëpër shtëpi të shqiptarëve, në gjumin më të mirë, u sulmuan, u vranë, u burgosën si terroristë! Ali Ahmeti e njollosi Kosovën, i mohoi trimat e atdheut! Pse kishim hyrë me pushka? Trimat që në lindje zgjohen me krisma pushkësh dhe rriten me pushkë, e jo si Ali Ahmeti me meme prej barnatoreve beogradase!
Po, “Grupi i Kumanovës” erdhi me idenë që t’u bëhet trysni tradhëtarëve që të implementohet “Marrëveshja e Ohrit”!
Pastaj, Ali Ahmeti me tajfën e tij do të pajtohen që të kryhet akti më terrorist, më barbar, e më antishqiptar i ushtrisë dhe policisë maqedonase, mbi shtëpitë e shqiptarëve ku ne po bënim gjumë dhe, natyrisht, edhe strategjinë pë ta nxitur respektimin e Marrrëveshjes që garanton liri dhe të drejta më të avancuara për shqiptarët e Maqedonis! Kjo ishte adresa jonë, kurse adresa e “patriotëve” të Ali Ahmetit të 27 prillit, ishte Parlamenti, gjaku i politikanëve shqiptarë, i opozitarëve sepse Ali Ahmeti u sinjalizua me kohë që të ikë, të fshihet, si muti pas gardhit!
Ali Ahmeti edhe në këtë rast, me heshtjen e tij, me mosparaqitejn e tij si dëshmitarë, me miratimin e tij duke ruajtur pozicione në pushtet, “Grupin e Kumanovës” e rikualifikoi si “terroristë”! Shkeli mbi gjakun e trimave të kombit që u vranë pas shpine (ndoshta me urdhër të Ali Ahmetit, sepse ua kishet borxh jetën dhe karrierën politike) e që kishin menduar se duke i bërë trysni palës maqedonase për implementimin e plotë të Marrrëveshjes së Ohrit, do t’i ndihmohej vetë Alli Ahmetit, “mikut të tyre të luftës”!
Ata luftëtarë që mbetën gjallë, përt’i shtyrë idetë kombëtare që nga Lidhja e Pizrenit, u mblodhën në burgjet e Hagës pas dëshmitarit të fundit, e që ishte, pa dyshim, Ali Ahmeti e që po thonë se paska “kënduar” bukur. Po flitet që edhe ky, në muajin maj apo qershor, do t’ju bashkangjitet, por jo në birucat e burgjeve, por në dhomat speciale për dëshmitarët e mbrojtur!
Ali Ahmeti i amneston terroristët maqedonasë të 27 prillit me një merak që nuk arritën ta vrasin liderin e opozitës shqiptare, z. Zijadin Selën, të cilin e shpëtoi vëllai ynë, Fetah Halimi, i cli, me kërkesë politike të Ali Ahmetit, po dergj tërësisht i pafajshëm në burgjet maqedonase.
Ali Ahmeti, që kur e amnistoi veten nga të kualifikuarit dhe të qenurit terrorist, të gjithë shqiptarët e tjerë që kanë bërë përpjekje t’ia prishin kolltukun e pushtetit, i ka shpallur terroristë, i ka likuiduar, i ka futur burgjeve, duke madhëruar vigjilencën maqedonase kundër “terroristëve shqiptarë”!
Ali Ahmeti kurrë nuk ngriti iniciativë politike, kurrë nuk këmbënguli që të ndëshkohen të gjithë ata maqedonasë që kultivojnë urrejtje institucionale terroriste kundër shqiptarëve, ndërsa, po ashtu, kurrë nuk e kushtëzoi participimin e vet në funksionimin e këtij sistemi degradues antishqiptar, me lirimin e të burgosurve politik shqitar (siç e bëri dikur i madhi Arbën Xhaferi), të cilët po vuajnë dënime drakonike vetëm pse pavetëdije pranuan që të bëhen trampolinë e Ali Ahmetit dhe bilmezave të tij për të prekur majat e pushtetit. Sa më lart të ngjitesh, rënia pingule do të jetë më e tmerrshme!
Pse Ali Ahmeti po ngutet që t’i amnistojë terroristët maqedonasë të 27 prillit? Sepse, po do t’i “hakmerret” Zoran Zaevit! Nëse Zoran Zaevi paska arritur që me gënjeshtra e premtime idiotike të mbledhë nja 70 mijë vota prej shqiptarëve, sepse vetëm me votat maqedonase kurrë nuk do të vinte në pushtet, tani po mundohet ta imitojë edhe Ali Ahmeti: po synon që të sigurojë nja 20-30 mijë vota te popullata maqedonase. Spse, t’ua shpëtoshë djemtë e rinj, më të dashurit e tyre, “patriotët maqedonasë”, duke i ngritur ata në piedestalin e “elitës kombëtare” maqedonase, gjithësesi që do të siguroshë një simpai kombëtare maqedonase, e cila mund të materializohet edhe me vota! Ky është halli i Ali Ahmetit, sepse, shqiptarët e pamanipulueshëm, që janë shumicë absolute, vështirë se do t’i japin më votë Ali Ahmetit. E vetmja mënyrë për t’i rikthyer numrat e humbur të votuesve shqiptarë, do të jetë synimi i votave te popullata maqedonase, si dhe garantimi i votave të udbashëve të llojit të Shaqir Fetait, dhe pasuesve të tyre.
Kur të zë gjaku i tradhëtisë, i vetmi shpëtim është arratisja nga vetëvetja, në rastin konkret, mbyllja brenda shpirtit të terroristëve maqedonasë të amistuar!
Gjaku i dëshmorëve, i derdhur në altarin e lirisë, i vërshënon tradhëtarët qofshin ata të mbrojtur edhe në kulla të çelikta!
Allo! O Ali Ahmeti, burgjeve maqedonase po kalben shqiptarë të dënuar politikisht, po vuajnë shqiptarë të pafajshëm që janë dënuar vetëm pse janë shqiptarë. A je ti shqiptarë apo kujdestarë i patriotëve maqedonasë? Fol: cili ishte mëkat më i madh: i yni që po kualifikohemi si “Grupi i Kumanovës” nga Lagja e Trimave, apo i planifikuesve dhe i sulmuesve të Parlamentit më 27 Prill të vitit 2017, sulm ky që u ndal vetëm pasi u bindën se e vranë, e mbytën, oponentin politik të Ali Ahmetit. Ky ishte qëllimi që ty të bën tani t’i amnistoshë nga vendimi i drejtësisë që i kuakifikon ata “terroristë”?!
Edhe në çastin e fundit të vdekjes tënde (një ditë të gjithë do të vdesim), do të të ndjekë gjaku i dëshmorëve shqiptarë!
Poshtë tradhëtarët!
Lavdi trimave dhe dëshmorëve që ranë për lirinë e shqiptarëve dhe për bashkimin e tyre në një tokë e nën një qiell! Qofshin të përjetshme idealet kombëtare të trimave shqiptarë! Mallkim mbi tradhtarët!

P. S.
Shkrimi bëhet publik me pëlqimin e shumë të burgosurve politik që po dergjen burgjeve maqedonase falë dëshirës patologjike të Ali Ahmetit!

KOMBETARE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…