Ukraina dhe Rusia nuk kanë bërë asnjë progres për armëpushim në bisedimet në Turqi, ka konfirmuar ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytryo Kuleba.

Kuleba ka thënë se nuk arritën marrëveshje me homologun e tij rus, Sergey Lavrov.

“Erdha këtu me një propozim humanitar, të largohesha nga takimi me një vendim për të rregulluar një korridor humanitar për dhe nga Mariupoli. Por nuk pati asgjë”, ka thënë Kuleba.

Por është dakorduar që të punohet për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjet humanitare në ditët në vijim.

Kuleba ka thënë se është i gatshëm të takohet sërish me Lavrovin “nëse do të ketë perspektiva për një zgjidhje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Reagon politikani slloven të cilit u raportua se Martin Berishaj ia dërgoi 600 mijë euro

Robert Golob, kryetari i Partisë së Lirisë në Slloveni, i cili dyshohet…

Kusari-Lila paralajmëron rrëzimin e Qeverisë Hoti

Kryetarja e Alternativës, njëherësh deputete e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza…

Protestuesit e zemëruar përleshen me policinë në Britani

Qindra protestues të zemëruar u përlplasën këtë të shtunë me policinë britanike.…

Banorët lajmërojnë policinë pasi në lagje e shohin të dyshuarin për vrasjen e 18-vjeçares – ka ndryshuar pamjen duke i prerë flokët

Banorët e lagjes ku dyshohet se u vra 18-vjeçarja në Ferizaj, e…