Sizmologët finlandezë kanë detektuar pesë shpërthime nënujore në ujërat ruse në Detin Baltik, është bërë e ditur nga Instituti Sizmologjik i Universitetit të Helsinkit.

“Kemi detektuar pesë shpërthime, më i madhi kishte fuqi shkatërruese prej 1.8 shkallë të magnitudës, e më e vogla ishte 1.3”, tha drejtori i Institutit, Timo Tiira.

“Katër shpërthime u raportuan të enjten dhe një të premten në ujërat territoriale ruse në Gjirin e Finlandës”, shtoi ai, duke theksuar se ishte e qartë se ato ishin shpërthime, jo aktivitet sizmik.

Nuk dihet se çfarë i shkaktoi këto shpërthime, por ishin të ngjashme me ato që janë detektuar gjatë stërvitjeve të mëparshme detare, dhe pastrimit të minave të vjetra nga shtrati i detit.

“Kemi detektuar shpërthime në atë rajon edhe më herët, por jo shumë të fuqishme”, shtoi Tiira.

Në anën tjetër, ministria ruse e Mbrojtjes nuk i është përgjigjur kërkesës së mediave që të komentoj këtë ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

KE: Shpejtësia e negociatave të Serbisë për anëtarësimin në BE varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën

Komisioni Evropian publikon sot paketën vjetore të zgjerimit të vitit 2022, si…

Konjufca: Italia u bë vendi i parë prej ku u ngrit forca ajrore për shpëtimin tonë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se në fundmarsin…

Konjufca propozon tërheqjen e 7 ambasadorëve, në mesin e tyre edhe Vlora Çitaku

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar tërheqjen…

Kush do të drejtojë aeroportin në Kabul pasi të largohen forcat amerikane?

Kush do të drejtojë në fund aeroportin në Kabul pasi forcat amerikane…

Zaev kërkon dorëheqjen e Çulevit: Duhet të ketë përgjegjësi për tubimet në Strugë

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev kërkon dorëheqjen e ministrit të Punëve të…