Naser SahitiSipas Homerit, Sizifi ishte një njeri i ditur dhe i ndërgjegjshëm. Sidoqoftë, Sizifi na bën thirrje për një besnikëri dhe sinqeritet dhe për mohim të perëndive, qofshin ata të shpërfytyruar edhe në shefa pune

Shkruan Naser Sahiti

Edhe pse për mitin e Sizifit kanë shkruar shumë filozofë, esenca mbetet e njejtë, nërsa për shumë nga bashkëkohorët preferohet ai i Camus-ë.

Meqë kjo ka ndodhur para më shumë se 2400 viteve, më 399 p.e.s., kur mbretëronte besimi politeist (në shumë zota), fatkeqësisht ajo mynxyrë mitike vërehet edhe në kohën e sotme. Sot ky Sizif vërehet në komunitete të tërë, sot Sizif është vetë klasa punëtore.

Nëse i analizojmë përjetimet e Sizifi antik, e pastaj ato të Sizifit modern, sakaq do shohim se Sizifi, megjithatë, është heroi absurd. Përçmimi i perëndive, urrejtje e vdekjes dhe pasioni për jetën ishin shkaqet për të cilat Sizifi vuajti një dënim kaq të rëndë dhe nënçmues. Pra, pasionit e kësaj bote kanë çmimin e vet që duhet paguar, siç ka paguar Sizifi e siç jemi duke e paguar edhe ne sot.

Ky mit s’ka dyshim që është tragjik, por heroi i tij është i ndërgjegjshëm dhe njëkohësisht i revoltuar, i lodhur tej mase, i rraskapitur dhe i mjeruar. Vuajtja, lodhja, rraskapitja e mjerimi janë edhe fitorja e tij ndaj perëndive.

Albert Camus thekson se lumturia dhe absurdi janë fëmijët e këtij universi dhe janë të pandashëm dhe se jo gjithë lumturia lind nga zbulimi i absurdit, mund të ndodhë që lumturia të lind nga absurdi. Edhe fati edhe lumturia e Sizifit janë të mundishëm dhe të përçmuar.

Sizifi është i dënuar nga perënditë të rrokulliste një shkëmb drejt majës së malit, dhe kur të mbërrinte majën, i njëjti rrokullisej prap poshtë dhe e njëjta përsëritej deri në pafundësi. Edhe pse ky mit është tragjik dhe përçmues, heroi i tij absurd është gjithnjë i drejtë dhe i ndërgjegjshëm. Lufta drejtë majës është e vështirë, por heroi mbetet i ndërgjegjshëm.

Sizifi modern është i dënuar nga shefi i cili luan rolin e perëndive të bëj atë që i thuhet, pa marrë parasysh moshës apo fuqisë së tij, dhe pa të drejtë ankese apo falenderimi e aq më pak shpërblimi, meqë ato janë të rezervuara për zëvendësin e perëndive. Por siç thotë Volteri “patjetër të ekzistojë një botë tjetër ku do të hakmerremi ndaj gjithë atyre zëvendësve të perëndive.” Vdekja nuk është edhe aq e keqe pasi që disa i liron nga guri që rrokullisin, e disa të tjerë i gëzon duke i shndërruar në sizifa.

Sot ne bëjmë të njëjtën gjë. Ngrihemi në mëngjes, shkojmë në punë dhe në vend të laptopit marrim lopatën, karrocën apo diçka të ngjajshmë dhe të njëjtën punë e për çdo ditë, në vend të perëndive kemi pundhënësin që na urdhëron dhe gjithnjë vazhdon e njëjta, pa asnjë fije shprese për përmirësim apo avansim, për shërblim e pa falenderim.

Pra, mjerimi, vuajtja dhe përçmimi janë po të njëjtat me ato të Sizifit antik, vetëm në vend të gurit është karroca.

Sipas Homerit, Sizifi ishte një njeri i ditur dhe i ndërgjegjshëm. Sidoqoftë, Sizifi na bën thirrje për një besnikëri dhe sinqeritet dhe për mohim të perëndive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…