Autoritetet në Belgjikë po luftojnë për të përballuar numrin e azilkërkuesve.

Sipas Agjencisë Federale për Pritjen e Azilkërkuesve vendi është në një garë me kohën për të strehuar një numër të madh njerzish.

“Këtë javë, 300 vende janë në dispozicion, por kjo nuk mjafton. Ne nuk mund t’i strehojmë të gjithë. Pra, situata është mjaft kritike dhe është koha që të vendosim të gjithë energjinë tonë për të gjetur vende, pavarësisht nga lloji i vendit, nuk ka rëndësi për sa kohë që njerëzit kanë një shtrat dhe kanë mundësinë të flenë diku”, tha Isabelle Pluma, një punonjëse e agjencisë .

Çdo mëngjes, qindra azilkërkues janë në radhë në Bruksel për të plotësuar kërkesat në mënyrë që të gjejnë një vend për të qëndruar.

Të parët që hyjnë janë më të rrezikuarit: të miturit dhe familjet me fëmijë.

Beqarëve u jepet më pas një shans njëri pas tjetrit, por në shumicën e rasteve përfundojnë duke u larguar pa përgjigje.

Sipas statistikave të BE-së, Belgjika nuk është i vetmi vend që përballet me një problematikë të tillë pasi dhe shumë vende të tjera evropiane përballen me një situatë të ngjashme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…