Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka përcjell një porosi pasi që është zgjedhur shef i shtabit zgjedhor të kësaj partie për zgjedhjet e 12 prillit.
“Jam i nderuar dhe mirënjohës që sot u zgjodha shef i shtabit zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët. Për mua, kjo është një nxitje tjetër e fortë në angazhimin tim të partisë për të zhvilluar zgjedhje të ndershme dhe demokratike në vend. Kemi vizion dhe qëllim shumë të qartë: një fitore bindëse dhe e sigurt e Aleancës për Shqiptarët. Rruga drejt këtij qëllimi është përmes ndjekjes së nevojave të qytetarëve, udhëheqjes së përgjegjshme, fushatave të ndershme, përkushtimit për të afirmuar programin strategjik dhe vizionin, ballafaqimin përmes argumenteve, jo manipulimin, përmes qëndrimeve të forta dhe një gatishmëri të palëkundur për të kontribuar fuqimisht në demokraci, rritje dhe zhvillim të shoqërisë.”, theksoi Taravari. Sipas tij, është koha për të lëvizur drejt fitores, është koha për të dëgjuar vullnetin e njerëzve. Këtë e meritojmë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…