Mbrëmë rreth orës 01.00 në fshatin Siniçan të Tetovës, pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë, kanë arrestuar personat J.A. (24), J.A. (18) dhe L.E. (32) nga fshati Banjicë e Epërme e Gostivarit.
Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe veturës ,,Golf,, me targa të Gostivarit, në të cilën kanë qenë tre personat, është gjetur marijuanë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasoj edhe parashtresë adekuate.