Një javë para publikimit të të dhënave nga regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili është kryer nga 5 deri më 30 shtator të vitit të kaluar, e gjithë vëmendja është kthyer kah Enti Shtetëror i Statistikave.

Interesimi i publikut për rezultatet është i madh, pasi kanë kaluar 20 vjet nga regjistrimi i fundit i popullsisë në vitin 2002, duke qenë se regjistrimi i vitit 2011 filloi por nuk mbaroi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtori i ESHS-së Apostoll Simovski, në një deklaratë për “Deutsche Welle”, u shpreh i lumtur për mbylljen siç tha, me sukses të procesit të regjistrimit.

“Kemi bërë një punë të shkëlqyer në rrethana komplekse – në verë, gjatë pushimeve, në mes të punës sezonale në bujqësi, në sfidat e pandemisë dhe në thirrjet për bojkot të regjistrimit … Kemi përfunduar operacionin statistikor sipas të gjitha standardeve. Jam i kënaqur që e korrigjuam atë turp nga regjistrimi i dështuar në vitin 2011”, tha drejtori i ESHS-së për “DW”.

Ai ka folur edhe për deklaratën e tij ditë më parë, ku në një paraqitje publike tha se pret të ketë kritika pas publikimit të rezultateve të regjistrimit. Simovski për këtë çështje tha se nuk iu është referuar partive politike, duke shtuar se mund të ketë miliona njerëz që mund të thonë “nuk më pëlqen rezultati”.

Ndërsa në lidhje me personat që nuk janë regjistruar, Simovski tha se të dhënat e tyre janë marrë nga regjistri me të dhëna.

Simovski pret që regjistrimi i ardhshëm të jetë më i shpejtë dhe më i thjeshtë, si dhe pa regjistrues në terren.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Arrestohet “Shefi i shefave” të organizatës mafioze italiane Ndrangheta

Një nga mafiozët më mizorë dhe ish-kreu i grupit mafioz italian Ndrangheta,…

Kurti tregon se sa para janë mbledhur deri tani për Fondin e Sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë shifra të sakta se…

SHBA regjistron rritjen më të vogël të popullsisë

Rritja e numrit të popullsisë në Shtetet e Bashkuara ka qenë më…

Kryediplomatja gjermane viziton Kosovën, takon Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, do të niset në mbrëmje (09.03)…

Partitë drejt zgjedhjeve, të vetme apo në koalicione?

Shumica e partive politike në Kosovë, të cilat pritet të garojnë në…