Maqedonia e Veriut është ndër ata shtete të Evropës Juglindore që nuk ka hezituar të flasë e të angazhohet në miratimin e ligjit për denacionalizimin e pronave të bashkësive fetare. Nuk është ngutur, e ka politizuar shumë çështjen dhe në fund, e ka miratuar një ligj, me gjasë, vetëm pasi ka marrur garanca të forta nga Bashësia Fetare Islame se nuk do ta shtojë pronën e Vakëfit, se pronën e denacionalizuar do ta kollofis të tërën si një kafshatë lehtësisht të përtypshme.

Është sekret publik angazhimi edhe i shumë sekserëve, të cilët, kanë marrur pjesë në zhvatjen e pronës së denacionalizuar, kryesisht në letra në vlerë (sepse, vjedhja, “hejdijet” ministrave dhe zhvatja ka qenë më e lehtë)! Këta sekserë kanë “shlyer” gjurmë të korruptimit të funksionarëve të ndryshëm nga pushteti qendror të cilët kanë shtuar pronat e tyre në dëm të vakëfit që e kanë vjedhur në përqindje sipas marrëveshjes në mes të BFI-së dhe sekserëve!

Nga ana tjetër, kemi nëpërkëmbjen e dytë me radhë që kësaj here vie direkt nga teologët e BFI-së, të cilët, duke shkelur parime islame, nisin dhe letrat në vlerë që llogariten si pronë e denacionaliuar, i shndërrojnë në burim të rrogave dhe mëditjeve të majme! Parimet islame thonë se, prona e vakëfit, mund të shitet, të tjetërsohet apo të ndërrohet në këmbim të pronave më të mira dhe më frytdhënëse që do ta shtojnë pasurinë e vakëfit. Pra, vakëfi për vakëf dhe jo vakëfi për rroga të reisulemasë, për mëditje dhe për qerasje të botës që vijnë ta urojnë për postin e “reisit” apo ta pyesin se si është me shëndet! Madje edhe reisi është mund të jetë i instaluar si personi më i përshtatshëm për ta dëmtuar vakëfin, pronën dhe pasurinë e BFI-së, shkruan Top24.

Myftinia e Prilepit ka marrur letra në vlerë prej miliona eurove si rrjedhojë e procesit të denacionalizimit të pronës! Po ashtu, miliona euro kanë marrur edhe Myftinia e Velesit, e Manastirit, e Kumanovës! Denacionalizimi i pronave të Myftinisë së Shkupit është rrëfim më vete, janë kthyer miliona e miliona euro! Të gjitha këto miliona janë vjedhur e hëngër nga drejtuesit e BFI-së! Reisit të ri vazhdimisht i kërkohet që të raportojë për atë se ku ikën këto letra në vlerë. Ta bëjë punën transparente! Të tregojë se, veç kollofitjes së këtyre letrave në vlerë, si ia doli që t’i dëbojë arabët të cilët kishin ardhur në Gostivar për të investuar në një vakëf gjigant i cili do të ishte më i madhi në vend! Pse i dëboi arabët? Pse nuk u investua ashtu siç u paralajmëruar disa herë para mediave nga ana e Reisit !

Për pasojë të kësaj hajnie, sot kemi miliona euro të vjedhura, kemi situatë të vakëfit edhe më të mjerë se në kohën e komunizmit ateist kur nacionalizoheshin pronat e bashkësive fetare, kemi institucionalizimin e vjedhjes së pasurisë së BFI-së, kemi myftini më të varfëra ndërsa kemi myftinjë si dhe nëpunës të myftinive që janë pasuruar në mënyrë enorme! Pse a nuk i sheh shteti këto dukuri?

Heshtet dhe mbyllen sytë nga ana e institucioneve shtetërore para kësaj vjedhje, sepse, edhe kjo vjedhje është strategji e elementeve që nuk ia donë të mirën as islamit, as BFI-së dhe as myslimanëve të vendit!

Nga ana tjetër, të gjithë hoxhallarët, të gjithë myslimanët e vendit, i kanë kuptuar këto vjedhje dhe përveçse nuk kanë reaguar, janë bërë pjesë e propagandës së hajnisë së BFI-së për t’i “shnukur” edhe më shumë myslimanët e vendit, duke ua zhvatur fitrin, zeqatin, haxhin, kurbanët, edhe atë, në emër të Medresesë. Kurse Vakëfi është lënë dhe krijuar pikërisht për zhvillimin sa më të lehtë të jetës fetare islame si dhe për mirëmbajtjen e institucioneve fetare islame në vend dhe jo për ta trashur qafën!

Reisi jo njëherë është përpjekur që t’i fsheh vjedhjet e tmerrshe që bëhen në BFI duke theksuar se në një myftini është blerë, apo është ndërtuar një kiosk, diku kemi arritur t’i kthejmë dhjetë hektarë kullosa, diku ta kthejmë pazarin e qytetit!

Dakord, edhe këto prona janë proces i detyrueshëm nga ligji i miratuar në Parlamentin e shtetit! Për këto nuk bëhet fjalë, siç nuk bëhet fjalë se këto prona u blenë! Bëhet fjalë për prona të kthyera dhe kjo nuk guxon të mbulohet me ato prona që janë kthyer me letra në vlerë, me ato miliona e  miliona euro, të cilat, në vend se të shpenzoheshin në blerje dhe në shtim të vakëfit, që të gjitha janë “sosur” nga udhëheqësia e BFI-së, përmes të cilave ka korruptuar shumë myftinjë dhe që sot i shantazhon në çdo situatë!

Pra Reiulemaja vakëfin e përdor për blerje të rehatisë së vet! Është kjo islame? Lejohet që Reisi të flasë për islam? Lejohet që të mendojmë se ekziston diku një “rijaset” që angazhohet për të mirën e islamit në vend? Absolutisht jo! Të gjitha faktet flasin se sot kemi një “reis” dhe një “rijaset” që angazhohen ekskluzivisht për interesat e veta meskine, siç kemi edhe një numër të konsiderueshëm teologësh të cilët si huta e vështrojnë tërë këtë grabitje të madhe që bëhet para syve të tyre! Mbi kë duhet të bie një ditë përgjegjësia, kush duhet të ndiqet nga drejtësia! Po mallkimit të Zotit kush do t’i shpëtojë?

Më poshtë keni tabelën e më shumë se 4 milion eurove të kanë hyrë në llogarinë e BFI-së brenda vitit, 2018,2019 dhe një pjesë në vitin 2020

Ashtu siç ju kemi premtuar për hirë të Kurban Bajramit deri më datë 10Korrik nuk do të përmednim emra të përveçëm të myftinjëve dhe të tjerëve për të mos e prishur organizimin e kësaj feste të begatë për besimtarët islam./Top24/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Reynders: Certifikatat e vaksinimit do të lehtësojnë udhëtimin për europianët

Certifikata e Bashkimit Europian për vaksinimin kundër COVID-19, që pritet të hyjë…

Balla: Nesër heqja e një balte të pamerituar të hedhur kundër Luftës Çlirimtare të Kosovës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla  ka thënë se…

RMV/Konfirmohet rasti i katër me Dellta, bëhet fjalë për persona të pavaksinuar

Një person nga Velesi është rasti i katërt në vend i konfirmuar…

Zelensky bën thirrje që Rusia të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së

Presidenti ukrainas, Zelensky në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është…

442 raste të reja me koronavirus në Kosovë

442 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të…