Operatorët e dronëve që operojnë pranë ushtrisë ukrainase, kanë marrë një detyrë të veçantë nga zyra e kryeprokurorit.

Ata obligohen që çdo shkatërrim të ndërtesave nga sulmet ruse apo vrasje të civilëve, t’i filmojnë me qëllim që të dokumentojnë krimet e luftës që i ka bërë Rusia në këtë shtet.

Deri më tani qindra dronë kanë realizuar video të ndryshme në rajonet ukrainase, përfshirë Kharkivin ku pothuajse nuk ka mbetur as edhe një objekt pa u shkatërruar.

E pas analizimit të pamjeve dhe dokumentimit të fakteve, do të ngritet padi për krime lufte nga Rusisë, që filloi pushtimin e këtij vendi në fund të shkurtit të vitit të kaluar.

Ukrainasit vazhdimisht mbajnë në ajër këto fluturake pa pilot për të observuar çdo lëvizje të trupave pushtuese, ndërsa nga fillimi i luftës janë dëshmuar si tejet efikas dhe armë e fuqishme ndaj pushtuesit.

Me të marrë informacione për lëvizje të ushtrisë ruse në terren, operatorët informojnë eprorët e tyre, që më pas ato koordinata ia japin njësive artilerike që fillojnë t’i godasin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Filipçe: Komisioni për Sëmundje Ngjitëse sugjeron orë policore gjatë vikendit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçenë konferencën e sotme për shtyp tha se…

Sizmologët finlandezë detektojnë pesë shpërthime në ujërat ruse

Sizmologët finlandezë kanë detektuar pesë shpërthime nënujore në ujërat ruse në Detin…

Shkatërrohet banda shqiptare në Itali

24 persona kanë përfunduar në pranga, pasi që më shumë se 200…

Trupat e gjetur në Gaza, shkaku i vdekjes nga gazi toksik

Autopsitë u kryen mbi trupat në spitalin Al-Shefa në qytetin e Gazës,…

Nis takimi Vuçiq-Escobar në Bruksel

Në Bruksel ka filluar takimi i të dërguarit special të SHBA-së për…