Në vitin 2018 Komisioni Evropian kishte konfirmuar se Kosova ka përmbushur dy kërkesat e fundit të përcaktuara për liberalizimin e vizave.

Në artikullin “Agjenda 2021: Si mund t’i qaset Qeveria e Kosovës çështjes së liberalizimit të vizave?” e tre autorëve: Donika Emini, Zoran Nechev dhe Besnik Vasolli, publikuar në portalin “European Western Balkans”, tregohen sfidat nëpër të cilat është duke kaluar Kosova për liberalizimin e vizave dhe hapat e mëtutjeshëm që duhen ndërmarrë.

Sipas këtij artikulli gatishmëria e Parlamentit Evropian për të lëvizur me shpejtësi për këtë çështje u konfirmua më 13 shtator 2018, kur shumica e eurodeputetëve votuan për miratimin për fillimin e bisedimeve për viza me Kosovën, megjithatë Këshilli u ndal në vendosjen e çështjes në votim dhe vendimi për propozimin është ende në shqyrtim.

“Ka disa arsye pse kjo nuk po ndodh, ndërkohë që disa zyrtarisht deklarohen, si dy shtetet anëtare, Franca dhe Holanda, kundërshtojnë vlerësimin e Komisionit, veçanërisht në lidhje me çështjet e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në këtë artikull.

Sipas autorëve derisa shqetësimet e këtyre dy vendeve anëtare të BE-së të mos adresohen sa duhet, Kosova do të mbetet në dhomën e pritjes. Andaj sipas tyre, komisioni është i obliguar që në të ardhmen të vazhdojë monitorimin e kritereve për liberalizimin e vizave, duke e bërë këtë përmes mekanizmit të Stabilizim-Asociimit.

“Rekomandimi i vetëm për Kosovën ishte angazhimi në nivel diplomatik me vendet skeptike. Kjo u bë përgjigja kryesore edhe e përfaqësuesve të BE-së nga Komisioni dhe Parlamenti, të cilët pranuan mungesën e ofrimit nga ana e BE-së për shkak të skepticizmit nga disa shtete anëtare”.

Për të shmangur pritjet nga një presidencë e BE-së në tjetrën, duke shpresuar se liberalizimi i vizave do të shtyhet nga secili shtet i BE-së që mban Presidencën, opsioni i dytë që Kosova mund të ndjekë është të rishikojë dhe rivlerësojë standardet që janë problematike për shtetet anëtare skeptike, thuhet tutje.

Ky artikull rekomandon që Kosova mund të përpiqet të ndryshojë pak strategjinë e saj dhe të angazhohet në mënyrë pro-aktive duke propozuar një rrugëdalje nga kjo situatë bazuar në konsultimet me Parisin, Den Haag dhe Komisionin e BE-së – nëse ky i fundit zyrtarisht ose joformalisht dëshiron të angazhohet në këtë proces. Plus, kushtimi i vëmendjes ndaj këtyre fushave të politikave është në përputhje me prioritetet kryesore të qeverisë së Kurtit.

“Ky proces mund të jetë efektiv dhe të prodhojë rezultate të prekshme, veçanërisht me mbështetjen e rikonfirmuar të qeverisë së re gjermane pasi liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është pjesë e marrëveshjes së koalicionit. Kështu duke e bërë Gjermaninë një kolege të mirë për Qeverinë e Kosovës për të adresuar shqetësimet kryesore për ndalimin e procesit të liberalizimit të vizave – veçanërisht në afrimin e skeptikëve dhe shtyrjen përpara të procesit të liberalizimit të vizave”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…