TV Telma ka zbuluar se një biznesmen nga Manastiri në vjeshtën e 2017 kishte paguar 750 mijë euro. Paratë ishin dërguar nga firma ndërtimore në llogarinë e një gruaje të moshuar nga Shkupi. Kjo pensioniste gjoja ishte pjesë e Organizatës humanitare që udhëhiqej nga Bojan Jovanovsk.

Kur paratë janë dërguar në llogarinë bankare, organet për parandalimin e pastrimit të parave kanë alarmuar policinë financiare, e cila ka ngritur procedurë hetimore. E moshuara ka shkuar për të tërhequr paratë, por më pas është marrë në pyetje nga organet hetimore financiare, për dërgesën e pranuar prej 750 mijë eurove. Ajo ka thënë se paratë i ka marrë si dhuratë për të realizuar idenë e ndërtimit të banesave sociale.

Të njejtën deklaratë e ka dhënë edhe biznesmeni, se gjoja projekti do të realizohej nga organizata humanitare e Boki 13, ku anëtare ishte edhe e moshuara.
Prokuroria po vazhdon hetimet për këtë rast dhe se nuk jepen më tepër detaje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…