SHVL UÇK reagon kundër institucioneve relevante në Republikën e Maqedonisë së Veriut sidhe kundër kreut të Partisë e cila 20 përfaqëson shqiptarët në qeverinë e RMV-së.

“Fjalët e ngushëllimit të z.Ali Ahmeti drejtuar familjes Qerimi për birin e tyre Rexhailin i cili ndroi jetë në burgun e Shkupit, ku mes tjerash thuhet:”Fatkeqësisht, Rexhaili iku para kohe pa e pritur përballjen e re me drejtësinë për ta dëshmuar pafajësinë.”

Para kuj duhej që Rexhaili të dëshmonte pafajsinë dhe kush e ngarkoi me faj?”, thekson kjo shoqatë.

Më tej thuhet se në rastin konkret, veprimtari dhe ish ushtari i UÇK-së Rexhail Qerimi pafajsinë e tij duhej ta dëshmonte para strukturave të emërtuar nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim të cilën e drejtoni ju z. Ahmeti.

” (Pa) Drejtësia e tij duke e shpallur fajtor dhe duke e dënuar me burg të përjetshëm u vendos dhe u shqiptua nga Prokurorët dhe gjykatësit e zgjedhur dhe të emërtuar nga partia e juaj që quhet BDI.

Nëse pak funkcionon ndërgjegja tek ju dhe nëse mendoni që Rexhaili iku para kohe pa e pritur përballjen me drejtësinë, atëherë të paktën bëhu burrë ashtu siç i ke fjalët dhe vendoseni ju drejtësinë duke mbrojtur kështu të drejtën e qytetarëve dhe në rastin konkret duke e përfaqësuar ju Rexhailin për ta dëshmuar pafajsinë e tij, si sadisfakcion moral që të mundet bashkëluftëtari ynë Rexhail Qerimi nga fsh. Opajë të prehet i qetë aty ku sot pushon trupi i tij.

Ju zotëri të klaneve ozurpatore të vënë në shërbim të padrejtësisë dhe duke mbyllur sytë para drejtësisë, duke tallur me fatin dhe jetën e qytetarëve shqiptar, në rastin konkret të ish luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare vazhdoni edhe mëtutje të heshtni dhe të komofloni rastet e montuara duke e penguar zbatimin e drejtësisë dhe duke pamundësuar zbardhjen e së vërtetës në të shumtën e rasteve.

Këtë vit mbushen plot 10 vjet nga helmimi dhe vdekja e ish luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Ibrahim Sulejmani nga Tetova, i cili u gjet i vdekur në burgun Shtipit një natë para se të lirohej dhe të dilte në liri sipas shqiptimit të vendimit nga Këshilli Gjyqësor i cili një ditë para mbytjes së tij, e shpalli të pafajshëm dhe i caktoi lirmimin e tij.. Arsyeja e mbytjes së bashkëluftëtarit tonë ishte prononcimi i tij i cili kërkoi që para opinionit publik të shpaloste të vërtetën dhe vetëm të vërtetën e porositësit dhe ekzekutorëve të rastit për të cilën pafajsisht ishte i dënuar. Urdhëri i drejtuesve të këtij shteti dhe partive politike pjesëmarrëse në pushtet ia mori jetën për ta heshtur të vërtetën dhe duke mos ia mundësuar të mbronte edhe para opinionit publik pafajsinë e tij duke demaskuar lojrat e flliqta të politikës maqedonase.

Vërtetë familjarët e tij ende nuk dijnë asgjë më tepër rreth vdekjes së birit dhe prindit të tyre Sulejmanit, por BDI-së dhe strukturave të saja, personalisht iu ka referuar dhe raportuar avokati Shpend Devaja i cili edhe vet është strukturë e BDI-së sidhe bashkëshort i zonjës Arifi.

Për të kuptuar dhe për të besuar që partnerët e juaj qeveritar nuk janë të sinqert ndaj shqiptarëve, të cilët dekada me rradhë tallen me ju dhe përmes juve edhe me popullatën shqiptare, është rasti i Sopotit ku u dënuan disa shqiptar me burg të përjetshëm dhe në fund publikisht nga përgjimet të kuptoni që aspak nuk jeni rrjedha por duhet të dalin bombat dhe të kuptohet që ish ministri i mbrojtjes Vlado Buçkovski dhe i tërë aparati shtetëror i asaj kohe, në tavolinë kanë patur raportin me shkrim nga Kundërzbulimi dhe Shërbimit sekret të ARM-së, Raport ky i përpiluar menjëherë pas shpërthimit të minës në Sopot, i cili po të ishte marrë parasysh dhe sikur të sundonte drejtësia në këtë shtet, kjo ngjarje që nga fillimi do të kishte epilog krejt tjetër. Sot, dy personat maqedonas që botërisht dihen se janë fajtorët kryesor të këtij akti terrorist do të ishin në burg, ndërsa banorët e Sopotit nuk do ta përjetonin ferrin që gjatë këtyre 15 viteve ua solli mbi kokë heshtja dhe paaftësia e strukturave të BDI-së të cilët që nga fillimi janë rekrut dhe argat të interesave sllavo maqedone.

Ju z. Ahmeti. e dini mirë që ky raport është fshehur qëllimisht nga presioni i Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim (DSKsë), me të vetmin qëllim – të shpëtojnë kryerësit e veprës dhe ta pësojnë banorët e pafajshëm të fshatit Sopot. Mbi ekzistimin e këtij raporti sekret kanë pasur njohuri disa funksionarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes në të kaluarën, por edhe zyrtarë tjerë të shtetit sidhe struktura të bashkimit Demokratik për Integrim. Asnjë fjalë dhe as një veprim në këtë drejtim. Ja ku është Vlado Buçkovski dhe dy punëtorët e shërbimit sekret të shtetit: Gjorgji Llazarevski dhe Zvonko Kostovski të cilët i zbuluan këto raste të montuara nga skandali i përgjimeve.

Në të njëjtat përgjime Kryeministri Zaev publikisht deklaroi se rasti Monstra është proçes i montuaar nga qarqe të strukturave të larta të këtij shteti dhe prokurorët e emëruar nga BDI akoma nuk kanë ftuar asnjë për ta zbardhur të vërtetën, por përkundrazi ndodhi e kundërta dhe e papritura me reagimet e prokurores speci-hale Fatime Fetahu.

​SHVL UÇK, fton të gjitha institucionet relevante që njëher në jetën dhe karierën e tyre, të marrin guximin dhe masat e duhura për të zbardhur rastet e montuara, për të liruar të pafajshmit dhe të mos presin të na ndodhin raste të tjera si me Rexhailin dhe shumë Rexhaila të tjerë.

SHVL UÇK jemi tepër të irituar dhe të zhgënjyer nga mosfunkcionimi i duhur i partive politike shqiptare sidhe skajshmërisht të dëshpruar nga politika shterpë e cila ditë e më tepër detyron të bijtë e dvshmorëve të marrin rrugën e arratisjes dhe largimit nga ky vend i gjyqësisë selektive, ku nuk funkcionon drejtësia, ku nuk sundon ligji, ku çdo ditë thellohet kriza ekonomike dhe shtohet varfëria.

Urdhëroni, e kkeni rastin të përballeni me drejtësinë dhe pas 14 viteve ta kuptoni pafajsinë e Rexhail Qerimit.

I përhershëm kujtimi për veprimtarinë, atdhetarinë, patriotizmin, këmbëngulësinë dhe krenarinë kombëtare të birit, vëllaut, bashkëqytetarit tuaj dhe bashkëluftëtarit tonë Rexhail Qerimi”, thekson komunikata e ShVL UÇK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Më shumë deputetë me prejardhje imigrimi në Bundestagun gjerman, DW sjell rrëfimin e njërit prej tyre

Bundestagu i sapozgjedhur ka 735 anëtarë, më i madh në numër se…

Parlamenti i Danimarkës miraton ndërtimin e ishullit gjigant artificial pranë Kopenhagës

Planet për një ishull artificial për të strehuar 35 mijë njerëz dhe…

Avionët luftarakë rus përpiqen të hyjnë në hapësirën ajrore të Mbretërisë së Bashkuar

Gjashtë avionë luftarakë RAF u grumbulluan për të përgjuar avionët rusë të…

Liberalizimi i vizave, ambasadori gjerman i rekomandon Kosovës të angazhohet më shumë te vendet skeptike

Ka përfunduar takimi i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë me…

Sulejman Rexhepi: Janë regjistruar edhe 5 Bashkësi të reja Islame (Video)

Ish kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, në një intervistë ekskluzive…