Pse nuk i lejohet Shaqir Fetait që gjatë vizitës së një komuniteti grashë apo vajzash, të shoqërohet nga bashkëshortja e vet apo nga vajzat e veta! Prej nga atë të drejtë Shaqir Fetai të futet si maçok në mesin e vajzave të huaja dhe të flasë për moral

Nga Nurie Pajaziti

Këto ditë, i gjendur jashtë vëmendjes dhe tërësisht jashtë “aktualitetit”, Shaqir Fetai urdhëron pulenin e vet, Ibrahim Idrizin, t’ia organizojë një takim me arsimtaret si dhe me vajzat e paraleles së Medresesë “Isa Beu” në Gostivar! Shaqir Fetai paska konstatuar se Medresja na qenka vatër e dijes dhe moralit! Po si kështu? Si mund të jetë vatër e dijes ndërsa drejtohet nga injortantët! Si mund të jetë vatër e moralit ndërsa pranon të vizitohet nga më të pamoralshmit e mundshëm në këtë fëtyre të tokës!
Vetëm të pamoralshmit dhe të pafytyrët mund të pranojnë që t’i plotësohen Shaqir Fetait të gjitha kërkesat dhe dëshirat sado-mazohiste! Shaqir Fetai urdhëron që, kjo vizitë t’i shoqërohet me një “ikonografi të veçantë, shumë të turpshme, jo e dinjitetshme as për motrat tona dhe as për prindërit e tyre! Po pse Shaqir Fetai nuk e ka marrur me vete gruan e vet apo motrat e veta, apo vajzat e veta dhe t’i urdhërojë që t’i rrinë këmbë me qëllim që t’i plotësohen orekset e tij sado-mazohiste!
Çka flet vizita në sallën e arsimtarëve dhe jo në klasë, nëse jo për sado-mazohizëm të Shaqir Fetait!
Çka flet të qëndruarit ulur në karrige Shaqir Fetai dhe honxho-bonxhove të tij, kurse motrat tona t’i rrinë të rreshtuara e në këmbë, si “perëndeshat mitike para Zeusit”!
Si mund t’ju flasë motrave tona njeriu më i pamoralshëm në historikun e BFI-së? Ai fort mirë e di se sa faqezi që është, e di fort mirë se çfarë prishunie vlon në shpirtin e tij katran, ai, pa dyshim, është shumë i vetëdishëm për paplotshmërinë e tij përgjatë jetës, adnaj, si guxon që të urdhërojë vajzat e reja të futen në një zyre ku, ky farë mahluku, si “pasha” të rrijë ulur kurse vajzat t’i rrinë në këmbë! O po, kjo situatë flet eksluzivisht për shpirtin e tij sado-mazohist!
Shaqir Fetai nuk paska pasur nevojë t’i takojë këto vajza, por, ja që qenka organizuar me “ftesë të drejtorit! Po cili ishte motivi, shkaku, arsyeja e këtij tubimi nga “drejtori i përjetshëm” i Medresesë! Po si more “Tubimit iu bashkangjitë edhe shënimi i 7 Marsit – Dita e mësuesit”!Me nivel të kësaj injorance të vizitohet një vatër arsimore?!
Papapa, sa të nderuara e të lumtura na qenkan ndarë medresantet me këtë vizitë, vdesin për të kaluar qoftë edhe vetëm një çast në mesin e gjinisë së bukur, pa llogaritur fare se, shëmtia pranë bukurisë është si trëndafili në pleh!
Shaqir Fetai e paska porositur këtë takim sa për ta përshëndetur profesoreshë Semire Fetahun, “pinjollen e Fetahëve”! Pastaj paska folur edhe për “synimet e BFI-së në ngritjen e Medresesë”! E vetmja shkollë në botë, të cilën, edhe organi i vet themelues, nuk e ka të akredituar, nuk e njeh si shkollë, nuk ia njeh diplomat dhe, kuadrot e veta i lë në shpat si dhelpra këlyshët e vetë!
Pse nuk u ka folur Shaqir Fetai për statusin, pozitën e tyre në të ardhshmen! Medresantet janë të shkollës profesionale, i shkollon BFI-ja për nevojat e veta si dhe të organeve të saj! Sa nga këto medresante janë punësuar në organet e BFI-së, nëpër sektoret e BFI-së dedikuar për gruan myslimane, në redaksi, në botime! Apo, tërë kjo punë nuk është aspak serioze por, duhet të llogaritet vetëm si trampolinë për të arritur ndonjë “simpati”. Antipatiku, si patoku i gërditshëm, kërkon simpati! Pisllëkun Shaqir Fetai nuk e ka njolla në rrobe por e ka tatuazh në shpirt! Shumë e keqe kjo! As ky ves nuk arrihet pa qenë fund e krye sado-mazohist!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

A ka turpi brirë

“Sekretari gjeneral” i Shaqir Fetait, Irsal Jakupi, ka nisur të merret me…

Alarmon analisti i njohur : Virusi i politikës ka depërtuar edhe në Gjykatën Speciale

“Dorëheqja e gjyqtarit te z. Keith Raynor, personalisht me duket me hile…

“Treni bullgar” i Shaqir Fetait

Ç’hall ka Shaqir Fetai? Ç’i duhet këtij ta instalojë “bugarski vozin” në…

Fetahu: Saktësia milimetrike e epitetit

Epitet shumë i rëndë? “Shaqir Fetah rrencaku” ishte titulli i një shkrimi…

Shkrimi për Dekretin e Sulltan Hamitit për ndalimin e gjuhës shqipe ka dalë nga Greqia dhe Serbia

Shkruan: Arben Llalla “E vërteta e Mitit të Dekretet të Sulltan Abdul…