Kryeministri britanik Boris Johnson ka paralajmëruar kundër çdo përpjekjeje nga ana e Perëndimit për të inkurajuar Ukrainën që të pranojë një kompromis “të keq” me Rusinë.

“Të inkurajosh një paqe të keqe në Ukrainë do të thotë të inkurajosh Putinin dhe të inkurajosh të gjithë në botë që mendojnë se agresioni ia vlen”, ka thënë ai në një fjalim në Blackpool, në veriperëndim të Anglisë, përcjell Telegrafi.

“Ky do të ishte një gabim dhe do të hapte derën për më shumë konflikte, më shumë paqëndrueshmëri, më shumë pasiguri në botë dhe për rrjedhojë më shumë vështirësi ekonomike”, ka shtuar ai.

Ai tha se “e di se disa, jo në këtë vend, por gjetkë, mendojnë se çmimi i mbështetjes së ukrainasve tani është shumë i lartë dhe se ata duhet të inkurajohen të pranojnë atë që kërkon Putini”.

“Të braktisësh ukrainasit do të ishte moralisht e neveritshme”, vazhdoi ai.

Vladimir Putin “nuk do të ketë kurrë sukses në nënshtrimin e Ukrainës dhe sa më shpejt ta kuptojë këtë, aq më mirë, dhe ai nuk duhet të lejohet të arrijë sukses të pjesshëm duke gëlltitur një pjesë të vendit siç ka bërë më parë dhe të shpallë një armëpushim”, këmbënguli ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

E pazakontë: Vodhi para nga prindërit e saj dhe pagoi një shok për t’i vrarë

Një 17-vjeçare nga Jumatile, është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar t’i…

Dy viktima dhe 17 raste të reja me Covid-19, shërohen 16 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 460 testeve të realizuara në…

Piloti humb jetën pasi një aeroplan luftarak i marinës amerikane rrëzohet në Kaliforni

Marina amerikane thotë se një prej aeroplanëve të saj luftarakë është rrëzuar…

Pendarovski: Shkupi s’duhet të lobojë për Kosovën – i jemi mirënjohës Serbisë për ndihmën

Ne i jemi mirënjohës Serbisë miqësore për ndihmën në kohë në parandalimin…

Mickoski paralajmëron protesta edhe për javën që vjen

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski theksoi se Maqedonia është më larg nga…