Tensionet në mes të Ukrainës dhe Rusisë janë përshkallëzuar dhe shkak për këtë është bërë pretendimi i ushtrisë ukrainase për vrasjen e një ushtari dhe plagosjen e një tjetri, nga një sulm me artileri. Ushtria e Ukrainës ka deklaruar se sulmi ka qenë i organizuar nga rebelët separatisë të mbështetur nga Rusia. Ndërkohë shteti rus, i ka justifikuar përqendrimin e forcave ushtarake tankeve dhe raketave në Ukrainën lindore si përpjekje për të qenë të përgatitur që të ndërhyjë ushtarakisht në rast se Ukraina do të përpiqet që të rimarr me forcë zonën. Ndërkohë Ukraina dhe ndërkombëtarët kanë akuzuar Rusinë se një veprim i tillë është marrë në përpjekje për të ndihmuar rebelët. Kievi pretendon se deri tani 27 ushtarë janë vrarë këtë vit në lindje të vendit, më shumë se gjysma e numrit të atyre që vdiqën gjatë gjithë vitit të kaluar dhe sulmet janë intensifikuar gjatë javëve të fundit.

Ndërkombëtarët në mbështetje të Ukrainës

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan bëri thirrje për uljen e tensioneve në Ukrainë, madje deklaroi se integriteti i Ukrainës duhet të ruhet. “Ne besojmë se kriza aktuale duhet të zgjidhet mbi bazën e respektimit të integritetit territorial të Ukrainës dhe të ligjit ndërkombëtar, duke përdorur metoda paqësore dhe diplomatike. Si Turqi, ne e kemi mbrojtur fort integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. E kemi konfirmuar edhe një herë vendimin tonë në parim për të mos njohur pushtimin e Krimesë”, tha ai. Edhe pse ruan marrëdhënie të ngushta me Moskën, Ankaraja mban lidhje të mira edhe me Kievin. Ajo e dënoi me forcë aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe është praktikisht fuqia mbrojtëse tradicionale e pakicës tatare që përbën rreth 10 përqind të popullsisë së Krimesë. Takimi u përqendrua edhe tek zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar dy luftë anije në Detin e Zi, në përpjekje për të treguar mbështetjen kundrejt Ukrainës. Kryediplomati amerikan Antony Blinken paralajmëroi të dielën se nëse Rusia vepron në mënyrë të pamatur, do të ketë kosto dhe pasoja. Javën e kaluar, Presidenti i SHBA Joe Biden pati telefonatën e tij të parë me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, pohoi mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës përballë agresionit të Rusisë i cili vazhdon në Donbas dhe Krime. Ndërkohë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka kërkuar bisedime me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Zëdhënësja e presidentit Zelensky, Julia Mendel tha se presidenti ukrainas ka kërkuar të zhvillojë bisedime me Putin për të diskutuar përshkallëzimin e tensioneve në Ukrainën lindore, por nuk kishte marrë ende një përgjigje. Mendel vuri në dukje se Rusia ka grumbulluar më shumë se 40.000 trupa në kufirin lindor të Ukrainës dhe më shumë se 40.000 trupa të tjera në Krime. Ajo shtoi se presidenti Zelensky do të bënte një vizitë në kryeqytetin francez, Paris, për të diskutuar strukturimin ushtarak të Rusisë dhe dhunën në rritje në Donbas. I veshur “gjer në dhëmbë”, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u shfaq duke lëvizur vjedhurazi me trupat ushtarake nëpër llogoret dhe tunelet që formojnë vijat e tensionuara të frontit në lindje të vendit të tij. Kjo zonë është një vend i rrezikshëm për t’u vizituar nga presidenti i një vendi, por kjo nuk e ndaloi Zelenskyn, i cili u filmua nga CNN. Forcat ukrainase dhe sepertaristët e mbështetur nga Rusia janë përfshirë në luftime në pjesën lindore të Ukrainës pasi Moska aneksoi nga Ukriana Gadishullin e Krimesë në vitin 2014. Më shumë se 14,000 njerëz kanë humbur jetën në konflikt ndërsa kanë ngecur përpjekjet për negociata për një zgjidhje politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…