Pjesëtarët e Policisë së Kosovës gjatë patrullimit kanë vërejtur se persona deri më tani të panjohur kanë shënuar në objektin e një kishe grafite provokuese.

Sipas njoftimit të policisë, shkronja Z është shkruar në muret e  objektit të kishës në Shtime që ndodhet në rrugën “Skender Salihaj”.

Rasti është paraqitur të premten dhe është duke u hetuar nga organet relevante.

Kujtojmë “Z” është simboli i forcave të armatosura ruse, i cili shënon invazionin rus në Ukrainë.

Ekspertë të sigurisë kanë paralajmëruar se edhe Kosova mund të jetë si pjesë e planit të Rusisë për destabilizim të Ballkanit.

Organet shtetërore janë deklaruar se nuk duhet të ngrihet panik për këtë çështje derisa janë shprehur se është rritur vigjilenca sa i përket përpjekjeve të mundshme për destabilizm të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Cilat kompani prodhojnë më së shumti armë në botë?

Në vitin 2019, shitja e armëve dhe kërkesa për shërbime ushtarake kanë…

Spacialja ua vazhdon masën e paraburgimit Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Edhe pas pranimit të informacionit të kërkuar nga Policia e Kosovës, trupi…

Qeveria mban mbledhjen e radhës, priten masa të reja

Qeveria e Republikës e Maqedonisë të Veriut sot do të mbajë sot…

Geer: Më pak përdorim të flamurit evropian në Kuvend, të shkurtohet debati

Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Geer, ka deklaruar se…

Gjykata ndalon shitjen e librit ku Fërçkovski akuzohet për atentatin ndaj Gligorovit

Gjykata Themelore Shkupi 2 për shkak të shkeljes së të drejtave personale…