Prokuroria rajonale nga qyteti bullgar Burgas ka urdhëruar ndalimin prej 72 orëve për shtetasin e Maqedonisë së Veriut dhe një shtetas të Rumanisë, nën dyshimin për organizimin e transportit të paligjshëm të emigrantëve nga Afganistani.

Siç kumtoi Prokuroria, dy shtetasit e huaj akuzohen se në mënyrë të paligjshme u kanë ndihmuar personave me origjinë afgane për të qëndruar dhe transituar nëpër territorin e Bullgarisë.

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut dyshohet për organizimin e transportit të paligjshëm të 26 emigrantëve afganë, të cilët janë zbuluar të dielën në fshatin Draganci në komunën Karnobat, në rajonin e Burgasit. Shtetasi rumun, megjithatë akuzohet për transport të paligjshëm të 27 afganëve, të gjetur të hënën në rrugën midis fshatrave Zhitosviat dhe Malina në komunën e njëjtë.

Shtetasit afganë janë transportuar me dy automjete motorike me markën dhe modelin e njëjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kërkohet një muaj paraburgim për policët dhe doganierët

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës që…

Letra e Kurtit për kryeministrin maqedonas: Pse nuk vij në “Ballkanin e Hapur”

Por Kurti i është përgjigjur me një “refuzim diplomatik”. Në një letër…

Scholz: Jemi të gatshëm të reagojmë me sanksione kundër Rusisë

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka folur shkurt pas një takimi të liderëve…

Policia konfirmon: Dy viktima dhe një i plagosur nga përleshja e sontme në Çarshi të Shkupit

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka konfirmuar incidentin e armatosur në…

Sulmi ndaj kryetarit të KRRE-së, për shkak të marrjes së licencës

Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të KRE-së, Arianit Xhaferi është thirrur për…