Zv/drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Ilmi Selami, në emisionin debativ në TV SHENJA, ka deklaruar se procesi i regjistrimit ka qenë i suksesshëm, dhe Maqedonia e Veriut, pas 20 viteve ka një regjistrim të popullsisë.Ai në detaje ka shpjeguar edhe deklaratën e tij se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë 31 për qind.

“Njohuria që ne e marrim si mësim nga ky regjistrim është se përfundimisht shqiptarët më nuk janë mjet apo lëndë për të diskutuar se a jan 14 apo 15% apo 20%… dhe ky debat negativ që nga qarqe mirë të organizuara nga pala sidomos të palës maqedonase që janë me ndikim pro rusë, u dëshmua se shqiptarë janë më tepër se 20%, jo vetëm aq, por shumë më shumë se 20%. Kur thash 29.52 kështu siç është, ndërsa realisht janë mbi 31%, më sakt 31.51%, e kishte me këtë qëllim. Nëse e merrni 132 mishin, ata nuk janë nga Kina të ardhur nga India, nga Brazili, por ata janë shtetas tanë. Dhe nëse e bën një analizë, e shohësh se një pjesë nga këto, 60%, janë maqedonas, një pjesë rreth 30% janë shqiptarë, një pjesë 2-3% janë turq, nëse këta do të deklaroheshin do të dilte numri i 31%. Kur janë inkorporuar edhe ky numër i 132 mijë nuk është zvogëluar vetëm përqindja e shqiptarëve, por është zvogëluar përqindja e të gjithëve”, ka deklaruar Ilmi Selami.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Rusia ia dorëzon Ukrainës rreth 40 të burgosur

Rusia ia ka dorëzuar Ukrainës 41 të burgosur lufte si pjesë e…

Sanksione të tjera amerikane ndaj udhëheqësit të Bjellorusisë dhe zyrtarëve rusë

Shtetet e Bashkuara njoftuan të martën sanksione të tjera ndaj udhëheqësit bjellorus,…

Kërcënoi ekspertët e pandemisë/ Gjendet i pajetë në park ekstremisti

Një trup është gjetur në kërkim të një ushtari belg, me pikëpamje…

Anglia dhe BE thonë se sulmet ndaj civilëve në Ukrainë duhet të hetohen si krime lufte

Ministrja e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka…

Zgjedhjet në Shqipëri, PS në epërsi

Vazhdon numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri.…