Këto ditë BDI, me gjasë, pagoi para të majme, vetëm e vetëm të publikohet një “bombë” ku dëgjohet Zoran Zaevi tek flet me një person që thotë se shqiptarët luftojnë për para dhe se nuk vlejnë për pesë para. Zaevi nuk e mohon këtë bisedë por thotë se fjala ka qenë pë BDI-në që nuk vlenë për pesë para, vlerësim këtë që e ka edhe sot e kësaj dite

Makineria propagandistike tepër amatoreske e folkloristike më në krye Ali Ahmetin, e pritën momentin dhe e lansuan një “bombë” duke menduar se me atë floskulë propagandistike do ta dëmtojnë rëndë Zaevin ndërsa vetë, si “parti shqiptare”, do të amnistohen nga të gjitha krimet dhe kriminalizimet që ua kanë bërë shqiptarëve..
Vetë Ali Ahmeti do të përkujdeset që ta shtrembërojë këtë “deklaratë” dhe t’ua shpëndajë të gjitha mediave shqiptare, duke shpresuar në dëmtimin e LSDM-së dhe liderit të saj në përpjekjet për të thithur sa më shumë vota nga elektorati shqiptar. Ali Ahmeti e distribuoi këtë “ofendim”, duk nënvizuar se nuk ka më ofendim për shqiptarët se të thuash se “shiten për para”! Fillimisht, Ali Ahmeti, me djallëzinë e tij prej propagandisti gebelsian, e shtrembëroi deklaratën vetëm e vetëm që të dalë se ai është “engjëlli mbrojtës” i shqiptarëve! Nuk e ka hallin aty, ai pret që nga ky “gaf” të arrijë ndonjë kthim të votave shqiptare që prej BDI-së ikën në LSDM duke e dëmtuar më së paku për dhjetë deputetë.
Ali Ahmeti është promovues unikat në konceptimin e shqiptarit, do me thënë, të votës së tij, në një thes miell, në një pako vaj, në dhjetra kilogram sheqer etj.;
Ali Ahmeti është blerësi më i madh i shqiptarëve që i ka paguar nga 20 euro! Ali Ahmeti e ka promovuar shqiptarin si të shitur, i cili, për 20 euro shet interesat madhore kombëtare dhe votën e jep për BDI-në!
Ali Ahmeti është lideri i vetëm ballkanik i cili pushtetin e ka siguruar duke i blerë e duke i shitur shqiptarët, madje për pesë para;
Ali Ahmeti është ideator i promovimit të shqiptarit i cili është i gatshëm të paguaj nga 3-5 mij euro për punësim!
Ali Ahmeti shqiptarin e ka shikuar si pare, shqiptarin e ka blerë me para, shqiptarin e ka shitur me para, shqiptarin nuk e ka bërë hesap për pesë para.
Zoran Zaevi tha: “Unë i dua dhe i çmoj shqiptarët, këtë e dëshmova edhe me vënien e jetës sime në rrezik duke e mrojtur Talat Xhaferin, derisa Ali Ahmeti u humb si shurra e pulës.
Zoran Zaevi nuk i ka fyer shqiptarët, kurrë.
Shqiptarët i ka fyer vetë Ali Ahmeti; edhe atëherë kur janë fyer shqiptarët por edhe atëherë kur ka pranuar të jetë vasalë i fyerësve të shqiptarëve.
Zoran Zaevi ka thënë se Ali Ahmeti nuk vlenë për pes para, madje i paska dhënë shumë, kurse, po të fitojë Zoran Zaevi, Ali Ahmeti është në gjendje që të heqë dortë për zero para prej të gjitha interesave nacionale shqiptare, vetëm e vetëm të futet në qeveri, sepse, vetëm nga ajo pozitë Ali Ahmeti ua vjedh paratë shqiptarëve, ua merr paratë, i rrahë, i vret, i burgosë, ua inskenon keqtrajtimet policore.
A ka ofendim më të madh se shqiptarët të quhen “indianci”, kurse Ali Ahmeti mos të reagojë duke e kushtëzuar mbetjen në qeveri me largimin e ofendueses (Ministresha, Gordana Jankullovska);
A ka ofendim më të madh se shqiptarëve t’ua shashë 700 mij nanat siç ua shau Ali Ahmeti e jo Zoran Zaevi;
A ka ofendim më të madh se gruaja plakë, nëna shqiptare, të arrestohet si “luftëtare xhihadiste” të shtrihet përdhe e të prangoset, ndërsa e shkreta kurrë nuk kishte dalur nga oborri i shtëpisë dhe për këtë ofendim Ali Ahmeti as mos ta dridhë qerpikun e syrit;
A ka ofendim më të madh për nënën shqiptare se debilli t’ia shkelë fëmijën vetëm pse është shqiptar, kurse Ali Ahmeti as mos ta thotë më të voglën fjalë ngushëlluese;
A ka ofendim më të madh për trimat dhe heronjtë e padiskutueshëm shqiptarë të devalvohen si “luftëtarë për para”, madje t’i vrasë e t’i burgosë, kurse ky ta vazhdojë vasalitetin qeveritar madje duke refuzuar jo të dalë vetëm nga qeveria, por edhe duke refuzuar që mos të ulet si dëshmitarë në mbrojtje të trimave më të mirë të nënës shqiptare;
A ka ofendim më të madh për shqiptarët se sa kriminalizimi i shqiptarëve, nëpërkmbja e krenarisë shqiptare, plagosja e dinjitetit shqiptar për këto 18 vite sa është në skenë partia qytetare e BDI-së.
Zoran Zaevi tashmë në njëfarë forme ka hyrë në mesin e shqiptarëve si “peng” dhe shëtit e shoqërohet me shqiptarë krenar e ballëlartë, por ama ku është Ali Ahmeti? Peng i grupeve kriminale, bashkëautorë i skenareve antishqiptare dhe, jo i sigurtë e jo i dashur në shumë vendbanime shqiptare. Ky është dallimi dhe, këtë dallim e kuptojnë të gjithë shqiptarët. Ndaj dhe, propaganda e ulët e Ali Ahmetit kundër Zaevit nuk u shit askund, përkundrazi e mobilizoi edhe më shumë inatin shqiptar për t’ia dhënë votën mundësit të Ali Ahmetit, Zoran Zaevit, kryeministrit të ardhshëm të RMV-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…