Trajneri i ekipit kombëtar të Shqipërisë , Edy Reja, e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e shtator, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Trajneri Edy Reja do t’i ketë në dispozicion 32 futbollistë për përballjet me Francën dhe Islandën, në fillim të shtatorit, shkruan Gazeta Express.

Futbollistët ri në këtë listë janë mesfushori i Paderbomit, Klaus Gjasula, dhe futbollisti i Twentes, Liridon Selahi.

Shqipëria do të përballet me kampionen e botës, Francën, më 7 shtator, ndërsa tre ditë më vonë, më 10 shtator, do ta presë në shtëpi ekipin kombëtar të Islandës.

Momentalisht, Shqipëria ndodhet në vendin e katërt në grupin H, me gjashtë pikë të grumbulluara nga katër ndeshjet e para të zhvilluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Nuk e goditi kundërshtarin në këmbën e lënduar: Rrëfimi për Mohamed Ali Rashwan, xhudistin që e ‘fali’ medaljen e artë olimpike

Së fundmi një video e shpërndarë me të madhe në internet ka…

Borussia Dortmundi e mposhti Bayern Munichun (VIDEO)

Dortmundi i është hakmarrë Bayern Munichut për sezonin e kaluar të Bundesligës,…

Florian Marku – Godor, meçi mbyllet menjëherë pas rundit të dytë (VIDEO)

Florian Marku ka fituar meçin kundër boksierit nga Sllovakia, Ivan Godor, të…

Gjasat e Messit dhe Van Dijkut për ta fituar Topin e Artë

ESPN raporton se pas fitores së Holandës në gjysmëfinale të Ligës së…

Khabib Nurmagomedov para perballjes me Dustin Poirer (VIDEO)

Përballja mes Nurmagomedov dhe Poirer do të zhvillohet me 07 shtator në…