Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se është koha për një traktat me Shqipërinë për të reaguar në rast të cenimit të dy shteteve.

Këtë Osmani tha se e diskutoi në Presidencë me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, të cilin e priti në Prishtinë me nderime të larta shtetërore.

“Është me rëndësinë që me Shqipërinë, siç e diskutuam, të kemi një traktat për mbrojtje të ndërsjellë, me të cilin në mënyrë reciproke do të reagojmë në rast të cenimit të dy shteteve tona”, tha Osmani në një konferencë të përbashkët për media me Begajn.

Presidentja tha se kjo praktik “është në harmoni me praktikat ndërkombëtare dhe aplikohet nga shumë shtete”.

“Është koha që të bëjmë hapa të duhur në këtë drejtim”, tha ajo.

Kosova, siç tha presidentja Osmani, llogarit në Shqipërinë dhe ajo i tha Begajt se ka besim që nën udhëheqjen e tij do të intensifikohen marrëdhëniet ndërshtetërore.

“Fakti që Shqipëria tashmë është anëtare e NATO-s krijon siguri më të madhe në gjithë rajonin tonë. Në këtë kohë kur po sfidohet arkitektura e sigurisë, siguria është shndërruar në prioritet”, tha Osmani ndër tjerash.

Begaj, në anën tjetër, tha se Kosova dhe Shqipëria kanë të njëjtin vizion dhe bëjë të njëjtën rrugë. Ai foli për stabilitetin rajonal duke thënë se duhet punuar për ta mbajtur paqen, e cila tha se “është delikate”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Aksion policor, së paku 8 persona të arrestuar

Ka vazhduar aksioni policor kundër përdoruesve dhe tregtarëve të lëndëve narkotike në…

Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone për shkak të thatësirës më të madhe në 70 vjet

Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone veriore që rrethojnë…

Kurti: Marrëveshje përfundimtare është ajo që nuk e ndan njohjen nga Serbia prej ulëses në OKB

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherit edhe kryetari i LVV-së, në mbledhjen…

Lukashenko: BE ka kapërcyer vijën e kuqe ndaj nesh!

Presidenti i Bjellorusisë ka reaguar për herë të parë pas rrëmbimit të…

Zbulohet një tjetër variant i Covid-19, ka 46 mutacione dhe është më rezistent ndaj vaksinave

Një tjetër variant i koronavirusit Covid-19 është zbuluar në Francë. Ekspertët aty…