Biznesmeni italian Francesco Becchetti thyen heshtjen dhe flet për here të parë për gjyqin e fituar ndaj qeverisë Rama.

Në një intervistë për Syri TV, italiani rrëfeu pse ka heshtur deri tani, ndërsa shtoi se së bashku me shpenzimet e gjyqit, Shqipëria (taksat e shqiptarëve) do të duhet të paguajë plot 150 milionë euro.

“Kam heshtur për të respektuar faktin që gjykatat ndërkombëtare po vendosnin mbi prova, qëndrova në heshtje në respekt të një procedimi kaq të rëndësishëm. Vendimi është përfundimtar dhe flet në mënyrë të qartë. Kanë vendosur në unanimitet që qeveria ndërmori një fushatë politike kundër meje, që e ka realizuar ndëmjet shpërdorimit të kopetencave të policisë. Qeveria shqiptare duhet të na paguajë rreth 120 milion euro. Qeveria shqiptare duhet të paguajë edhe 30 milion euro për shoqërinë fuqi, pra qeveria Rama duhet të paguajë në total 150 milion euro”.

I pyetur në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama, i cili ka thënë se nuk do t’i marrë kurrë paratë, Beçhetti tha se Rama, sipas tij, vijon të shkelë ende ligjin.

“Qeveria shqiptare duhet t’i bindet vendimit që është definitiv, i formës së prerë. Qeveria shqiptare konfirmoi shprehimisht angazhimin për të paguar nëse merrej vendimi. Avokatët amerikanë të Shqipërisë dhe e nga ana e avokaturës së shtetit e kanë nënshkruar këtë gjë dhe shkelja e drejtësisë ndërkombëtare nga qeveria Rama vijon. Shqipëria do të bllokohet. Banka botërore, BERZH do të bllokojnë mundësitë e Shqipërisë për marrje të kredive nëse nuk paguan dëmshpërblimin që duhet të pagujë. Kam qenë gjithmonë i gatshëm nga ana ime për ta zgjidhur këtë çështje, por qeverisë shqiptare s’i ka interesuar kurrë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…