Shifrat e rasteve të reja nga koronavirusi mbeten në nivele të larta në Shqipëri, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 1124 persona dhe kanë ndërruar jetën 14 pacientë.- Advertisment –

Nga 4254 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë:  408 raste në Tiranë, 97 në Lushnje, 79 në Kavajë, 72 në Elbasan, 32 në Shkodër, nga 31 raste në Fier, Kurbin, Mallakastër, nga 27 raste në Krujë, Tepelenë, nga 22 raste në Lezhë, Berat, 20 në Kukës, nga 17 raste në Durrës, Vlorë, 16 në Sarandë, nga 14 raste në Ura Vajgurore, Gramsh, 12 në Kuçovë, nga 11 raste në Librazhd, Malësi e Madhe, nga 9 raste në Mirditë, Mat, nga 7 raste në Korçë, Divjakë, nga 6 raste në Has, Kamëz, Gjirokastër, Peqin, Patos, nga 5 raste në Pukë, Përmet, nga 4 raste në Delvinë, Dibër, nga 3 raste në Vau i Dejës, Bulqizë, Memaliaj, nga 2 raste në Devoll, Tropojë, Pogradec, Selenicë, Himarë, Kolonjë, Shijak, Cerrik, Konispol, nga 1 rast në Belsh, Prrenjas, Roskovec, Klos, Poliçan, Libohovë.

Ndërsa viktimat që kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit janë: 6 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 35 -86 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 569 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 51,444 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 437 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…