Uashingtoni ia ka anuluar licencën amerikane një prej kompanive më të mëdha kineze për telekomunikime, duke cituar shqetësimet për “siguri kombëtare”.

Kompania, China Telecom, duhet të ndalojë ofrimin e shërbimeve në Shtetet e Bashkuara brenda 60 ditëve.

Zyrtarët kanë thënë se kontrolli i Qeverisë kineze në këtë kompani, i ka dhënë asaj mundësi “të ketë qasje, të ruajë, t’i pengojë dhe t’i çojë në drejtim të gabuar komunikimet amerikane”.

Kjo gjë mund t’i mundësojë asaj “të përfshihet në spiunim dhe aktivitete tjera të dëmshme kundër SHBA-së”, kanë thënë zyrtarët.

China Telecom, e cila ka ofruar shërbime të telekomunikimeve në SHBA për gati 20 vjet, e ka quajtur vendimin “zhgënjyes”.

“Ne planifikojmë të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme teksa vazhdojmë t’iu shërbejmë konsumatorëve tanë”, ka thënë kompania përmes një deklarate.

China Telecom është një prej tri kompanive që dominojnë tregun e telekomunikimeve në Kinë.

Kompania ka qindra miliona konsumatorë në 110 shtete, dhe shërbimet dallojnë nga interneti e deri te rrjetet telefonike./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…