Një raport i publikuar të mërkurën tregon se niveli i lindjeve në Shtetet e Bashkuara ra me 4 për qind vitin e kaluar, rënia më e thellë e regjistruar në 42 vjet, dhe niveli më i ulët që nga koha e regjistrimit të të dhënave mbi lindshmërinë, më shumë se një shekull më parë.

Qendra Kombëtare e Statistikave mbi Shëndetin, strukturë e Qendrave të për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, thotë se numri i përgjithshëm i lindjeve ka rënë mes grave të çdo grup-moshe, race dhe etnie, duke pësuar një rënie në 55.8 lindje për 1,000 gra, mes moshave 14 dhe 44 vjeç.

Raporti tregon se numri i lindjeve ka rënë në 3,605,201 ose 4 për qind rënie që nga viti 2019. Ky është viti i gjashtë radhazi që kjo shifër bie mesatarisht dy për qind në vit. Krahasimet bëhen me numrin e lindjeve në 2007 që llogaritej në 4.3 milionë.

Raporti tregon se lindshmëria mes 15 në 19 vjeçareve kanë rënë 8 për qind nga 2019, viti i 30-të radhazi qe ajo bie mes asaj grupmoshe.

Sipas përkatësisë etnike, nivelet e lindjeve ranë 8 për qind për gratë aziatiko-amerikane, 3 për qind për gratë hispanike; 4 për qind për gratë afrikano amerikane dhe ato te bardha; dhe 6 për qind për gratë indigjene.

Përqindja e foshnjave të lindura me peshë të vogël dhe parakohe, në më pak se 37 javë të shtatzënisë, ra pak, në 10 për qind, pas një rritje të pësuar për pesë vjet me radhë.

Të dhënat konsiderohen të përkohshme sepse bazohen në 99.87 për qind të të gjitha të dhënava mbi lindjet e vitit 2020 të marra dhe të përpunuara nga Qendra Kombëtare e Statistikave Shëndetësore që nga 11 shkurti 2021. Krahasimet bëhen me të dhënat përfundimtare të vitit 2019 dhe vitet e mëparshme./ VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…