Në kryeqytetin ukrainas, Kiev janë dëgjuar shpërthime të shumta. Këtë sulm e ka konfirmuar dhe kryetari i Kievit, Vitali Klitschko i cili ka thënë se ka pasur disa shpërthime në lagjen qendrore Shevchenkivskyi.

Si pasojë e sulmit, 8 civilë janë vrarë dhe 24 janë plagosur në Kiev këtë mëngjes, tha një ndihmës i ministrit të brendshëm ukrainas. 6 makina u dogjën pas sulmit dhe mbi 15 automjete u dëmtuan, tha Rostyslav Smyrnov në një postim në Facebook.

Ky është sulmi i parë me raketa në kryeqytetin ukrainas pas disa muajsh, i cili vjen 2 ditë pasi ura e vetme që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar, u dëmtua nga një shpërthim.

Ditën e djeshme, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin akuzoi shërbimet e inteligjencës ukrainase për atë që ai e quajti një akt terrorizmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Për 9 muaj mbi 3 mijë e 500 kosovarë hoqën dorë nga shtetësia

Shumica e qytetarëve që hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës u pajisën…

Procedura e vizave vështirëson vizitat e familjarëve dhe avokatëve të ish krerëve të UÇK-së në Hagë

Mesi i gushtit ishte hera e fundit kur Musli Gucati vizitoi në…

Ish-kryetari i Shtërpcës dyshohet se kërkoi para e dhurata në këmbim të lejeve për ndërtime në Brezovicë

Ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, po dyshohet të ketë marrë…

Kasem Billali, partia e tespive ,,Besa,, nuk e ka informuar drejt kongresistin Eliot Engel në Washington – Nga Skënder KARAÇICA

Qysh ia kanë nisë partitë politike(shqiptare)në Maqedoninë e Veriut (Kasem Billali,partia e…

Kryeministri Kurti: Sulmi ndaj policëve tanë në veri ishte terrorist

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar sërish për sulmet ndaj policisë…