Tri shpërthime janë dëgjuar në Mitrovicë të Veriut, te “Tre Rrokaqiejt”, pas mesnatës.

Burime nga kjo zonë kanë thënë për KOHËN se shpërthimet kanë qenë të fuqishme.

Granatat e dorës dyshohet se janë gjuajtur tek Qendra peë kontrollin e veturave dhe Car Lazari, në Mitrovice të Veriut.  Burime nga kjo zonë kanë thënë se KFOR është në vendin e ngjarjes e se banorët janë larguar nga kafenetë që kanë qenë afër.

Carabinierët kanë shtuar lëvizje në veri, burimet i thanë KOHËS. Po ashtu mësohet se pas shpërthimeve, po kontrollohen vendet ku janë dëgjuar shpërthimet.

KOHA ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Blinken: Shoigu është i dëshpëruar, shkoi në Korenë e Veriut për të kërkuar armë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara besojnë…

Vritet një person në Rahovec

Një person nga fshati Sopniq i Rahovecit ka vdekur pas plagëve të…

Kryeinspektori i AKI-së ftohet si dëshmitar nga Specialja

Kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë Burim Ramadani, është ftuar nga Gjykata…

Helmimi nga alkooli lë të vdekur 34 persona në Rusi

34 persona kanë humbur jetën pas një helmimi masiv që dyshohet të…

Kamala Harris viziton Poloninë dhe Rumaninë

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris pritet të arrijë më 9 mars në Poloni…