Këtë mëngjes, trafiku hekurudhor midis Simferopolit, kryeqytetit të Krimesë, dhe portit të Sevastopolit, bazës së flotës ruse të Detit të Zi, u ndërpre, tha një zyrtar pro-rus nga Krimea, gadishulli ukrainas që Rusia aneksoi në 2014.

Më herët në kanalin Baza në Telegram, i cili është i lidhur me shërbimet ruse të sigurisë, është publikuar informacioni për shpërthimin në linjën hekurudhore në Krime.

Guvernatori prorus i Krimesë, i emëruar nga Moska, tha në aplikacionin Telegram se “vagonët e grurit dolën nga shinat” në rajonin e Simferopolit, ndërsa nuk njoftoi shkakun e daljes së vagonit nga shinat.

Kujtojmë se në muajt e fundit, objektivat ushtarake në Krime kanë qenë cak i sulmeve të shërbimeve sekrete ukrainase dhe luftëtarëve të lëvizjes së rezistencës ndaj pushtimit rus.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nga fillimi i luftës në Ukrainë është zotuar se do të rikthejnë çdo pëllëmbë të territorit të vendit që ia udhëheq, përfshirë Krimenë.

E ekspertët perëndimorë të sigurisë, vlerësojnë se tentimi i ukrainasve për ta rikthyer Krimenë mund të nxisë eskalim të mëtutjeshëm të luftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Katër persona janë ndaluar në Çair dhe Butel, janë gjetur armë dhe drogë

Policia mbrëmë nga ora 20:00 deri në 01:00 ndërmori masave të në…

Borisov tërhiqet nga kandidimi për kryeministër

Propozon koalicionin qeveritar anti-Putin Kryetari i partisë fituese të zgjedhjeve parlamentare bullgare…

Schmitt: Në Ballkan ekziston vetëm një shtet që shkakton ngatërresa – ajo është Serbia

Historiani zviceran dhe profesori në Universitetin e Vjenës, Oliver Jens Schmitt, ka…

Ruskovka nuk beson se Mijallkov ka qenë i sëmurë

Prokurorja Villma Ruskovska para pak çastesh deklaroi se nuk beson ish-shefi i…

Dendias nis vizitën në Shqipëri

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, nisi vizitën njëditore në Shqipëri,…